GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët të stresuarit e Ballkanit, shkak varfëria, papunësia dhe…

20:40 - 26/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi/ Shqiptarët të stresuarit e Ballkanit, shkak varfëria, papunësia dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania amerikane Gallup ka realizuar së fundi një sondazh, dhe ka arritur në përfundimin, se shqiptarët janë më të stresuarit në Ballkan. Ata përjetojnë më tepër emocione negative sesa pozitive. Përjetojnë zemërim, stres, trishtim dhe dhimbje.

“Janë një sërë faktorësh që kanë çuar në shtimin e stresit, gjë që e vërejmë në përditshmërinë tonë si profesionistë të shëndetit mendor. Faktor kryesor janë gjendja ekonomike dhe sociale, por jemi edhe dëshmitarë të faktit që shumë familje po përcjellin fëmijët e tyre jashtë për të ardhura dhe jetë më të mirë. Për të shkuar më tej në raporte të cilat në përditshmëri janë të qenësishme, marrëdhëniet në vendin e punës, ku drejtues apo kolegë bëhen shkaktarët të stresit”, tha Arjana Reli, mjeke psikiatre.

Stresi tani nuk ka moshë. Kolegë që trajtojnë fëmijë dhe të rinj tregojnë se stresi fillon që herët. “Ne shqiptarëve na stresojnë çmimet që janë rritur shumë, ekonomia ka rënë përtokë, për të rinjtë nuk ka punë. Aq të dëshpëruar janë sa ikin më gomone, duke vënë në rrezik të madh jetën.” “Ata që e meritojnë nuk vlerësohen sipas punës. Pagat nuk po I përgjigjen kostove të jetesës.”

“Në Shqipëri të gjitha janë anormale, asgjë nuk është normale, ndaj po ikin shqiptarët. Tepër e rëndë ta thuash këtë fjalë, por Shqipëria ka marrë fund. Politika është fajtorja”, thonë qytetarët.

Stresi është pasoja, por shkaqet që të çojnë drejt tij janë të shumta në vendin tonë, duke filluar nga papunësia, çmimet e larta, ekonomia e dobët, pasiguria për të ardhmen e fëmijëve dhe pasiguria për rendin.

Të gjitha këto çojnë në demoralizim, kur shikon një kastë politikë që vetëm vjedh, dhe njerëzit që vetëm vidhen prej saj./TCH

Etiketa: Ballkanshqiptaretvarfer

Lajme të lidhura

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor
Aktualitet

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Para
Inter bën detyrën, Barça në Europa League

Inter bën detyrën, Barça në Europa League

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
Breaking Views

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë këtë të hënë, më 16 mars, në orën 12:00, në një takim ku në...

Lexo më shumë
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26
Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

14:06 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

13:51 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com