GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi për sot, 28 Shtator 2026

në Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashi

Ata që janë në një lidhje nuk duhet të nxitohen për asgjë. Për gjithçka do të bëjnë mirë të flasin me qetësi dhe maturi. Beqarët do ta takojnë, në momentin më pak të pritur, personin e tyre të ëndrrave dhe e gjithë jeta do t’u marrë një tjetër drejtim. Në planin financiar do të kaloni një ditë të vështirë dhe me probleme. Gjendja do të lërë shumë për të dëshiruar dhe nuk do të jeni të sigurt për hapat që duhet të hidhni.

Demi

Jeta në çift do t’ju ecë për mrekulli sot juve që jeni në një lidhje. Do të bashkëpunoni fort me atë që keni në krah dhe do të mendoni vetëm të kënaqeni sa më shumë pranë njëri-tjetrit. Beqarët vetëm sa do të ëndërrojnë për princin e tyre të kaltër, sepse as sot nuk do të mund ta gjejnë dot atë. Gjendja e financave do të mbetet tejet delikate. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos bëni gabime.

Binjakët

Shumë mosmarrëveshje do të lindin sot mes jush dhe personit që keni në krah. Do të keni ide të ndryshme nga njëri-tjetri dhe të dy do të kërkoni të dalë e juaja. Beqarët do të kërkojnë vetëm ta ndryshojnë statusin dhe nuk do të mendojnë për pasojat që mund të sjellin hapat e nxituar. Gjendja e buxhetit do të mbetet gjatë gjithë kohës e qëndrueshme. Do ta dini sa të shpenzoni.

Gaforrja

Do t’i kushtoni më shumë rëndësi se kurrë marrëdhënies suaj në çift gjatë kësaj dite dhe në çdo moment do të mundoheni ta surprizoni tjetrin. Beqarët do të kenë shumë takime dhe do të gjenden përballë zgjedhjeve të vështira. Mendohuni mirë para se të jepni fjalën e fundit. Në planin financiar, mos u tregoni të pamatur, sepse problemet që do të lindin do të jenë të mëdha.

Luani

Merrini gjërat më seriozisht ju të dashuruarit dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje për problemet që ju kanë dalë. Po ia latë gjithçka kohës, do të shkatërroni gjithçka. Beqarët do të kënaqen edhe me dashuriçka kalimtare, të cilat sot do të jenë të shumta. Gjendja e financave do të konsolidohet tej mase. Kjo do të bëjë të mundur që të kryeni edhe ndonjë investim më tepër.

Virgjëresha

Do të jeni shumë xhelozë sot për atë që keni në krah dhe gjatë gjithë kohës do ta kontrolloni. Kjo, në fakt, nuk do t’i pëlqejë atij sa duhet dhe debatet mund të jenë të forta. Beqarët nuk do të mundin dot ta gjejnë as sot princin e tyre të kaltër, kështu që duhet të presin. Gjendja e financave nuk do të jetë e mirë për të gjithë. Ata që kanë pasur probleme së fundmi duhet të vazhdojnë të tregohen të kursyer.

Peshorja

Pas një periudhe delikate dhe të mbushur me zënka, sot më në fund do të pajtoheni me partnerin tuaj dhe do t’i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarëve do t’u buzëqeshë fati dhe jeta do t’u marrë një tjetër drejtim. Përgatituni për emocione të fuqishme. Në planin financiar, mos shpenzoni pa fund, sepse çdo gjë e ka një kufi. Mund të keni probleme serioze më pas.

Akrepi

Do të ndiheni energjikë sot ju të dashuruarit dhe gati të bëni çdo lloj çmendurie me partnerin. Emocionet dhe kënaqësitë do të jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do të kenë plot takime, por asnjëri nuk do t’ua mbushë aq shumë mendjen sa për të ndryshuar statusin. Në planin financiar duhet të mundoheni pak, në mënyrë që të arrini t’i stabilizoni të ardhurat.

Shigjetari

Ditë e këndshme dhe harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ta joshni në çdo moment partnerin dhe do ta bëni atë t’ju dashurojë me pasion. Beqarët do të ndihen mirë falë propozimeve që do të marrin, por nuk do të guxojnë të hedhin hapa më tej. Gjendja e financave do të mbetet e trazuar. Matuni disa herë para se të kryeni shpenzime të pamenduara.

Bricjapi

Jeta juaj në çift do të jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot për ju që jeni në një lidhje. Do të tregoheni të përkujdesur dhe do ta mbani në çdo moment pranë atë që dashuroni. Beqarët do të fillojnë një lidhje, e cila me shumë gjasë nuk ka për të zgjatur aq sa ata kanë dashur. Në planin financiar do të kryeni transaksione me rëndësi dhe gjithçka do të ecë më së miri. Do të jeni të qetë.

Ujori

Marrëdhënia juaj me partnerin herë pas here do të lërë për të dëshiruar. Do ta lini pas dore atë duke u marrë me çështjet profesionale. Kujdes, sepse edhe pritja e tij e ka një kufi. Beqarët nuk duhet t’u besojnë verbërisht personave që do t’i joshin, por duhet paraprakisht të njihen me ta. Gjendja e financave do të ketë përmirësime të njëpasnjëshme. Do të jeni të gëzuar për këtë fakt.

Peshqit

Jeta juaj në çift do të jetë e kënaqshme sot. Do të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj dhe komunikimi mes jush do të jetë i kënaqshëm. Beqarët do të ndihen mirë ashtu si janë dhe, falë miqve, nuk do ta ndiejnë nevojën e një personi në krah. Financat do të dobësohen tej mase për shkak të disa investimeve të domosdoshme që do t’ju duhet të kryeni. Tregohuni të kujdesshëm dhe kërkoni ndihmë.

 

Etiketa: Horoskopi

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi fatit sipas yjeve
Horoskopi

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi fatit sipas yjeve

07:32 - 27/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shtator 2026

07:28 - 26/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Shtator 2026

07:36 - 25/09/26
Para
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

Protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Ta çlirojmë Shqipërinë nga banda e hajdutëve të Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

Protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Ta çlirojmë Shqipërinë nga banda e hajdutëve të Ramës

07:47 - 28/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon sot me ditën e 121-të, ndërsa qytetarët dhe aktivistët pritet të mblidhen sërish në Tiranë,...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për sot, 28 Shtator 2026

07:30 - 28/09/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 28 Shtator 2026

07:29 - 28/09/26
Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com