GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sot luhen tri ndeshjet e Superiores, Elbasani kërkon fitoren në ‘Loro Boriçi’

09:47 - 08/12/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot luhen tri ndeshjet e Superiores, Elbasani kërkon fitoren në ‘Loro Boriçi’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo e diel rezervon tri përballjet e para për javën e 17-të në Superiore.

Në orën 13:30, Egnatia pret në shtëpi Skënderbeun, në një përballje ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren.

Paralelisht do të luhet një tjetër ndeshje delikate, siç është ajo mes Laçit dhe Dinamos.

Në orën 16:30, do të zhvillohet sfida e fundit për këtë të diel, por jo nga rëndësia, pasi pritet një ndeshje tepër interesante mes Elbasanit dhe Vllaznisë, sfidë që do të zhvillohet në Shkodër.

Bruno Lulaj nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Gvozdenoviç këtë fundjavë kundër Vllaznisë.

Kapiteni i verdhebluve u ndëshkua me karton të verdhë kundër Bylisit dhe plotësoi kështu numrin e tyre, për t’u pezulluar një ndeshje.

Kjo është hera e dytë për Lulajn në këtë sezon, që plotëson numrin e kartonëve në Superiore. Lulaj është nga titullarët që luan të plota minutat.

Trajneri i sapo emëruar serb, Ivan Gvozdenoviç, deklaroi se e njeh mirë skuadrën korçare, ndërsa është në prag të ndeshjes me Vllazninë.

“E njoh shumë mirë. Dy-tre herë jemi ndeshur në miqësore, pastaj dhe në kampionat. Në ndeshjen e parë 1 me 1 në Korçë, këtu 0-0. E njoh skuadrën, është e mirë dhe ka cilësi. Elbasani është në vendin e pestë, ka 21 pikë. Nuk mund të them është situatë e keqe, është normal, por patjetër do provojmë të bëjmë pak më mirë, kemi tri javë. Tri ndeshje jashtë, do punojmë, do bëjmë maksimumin.

Elbasani është klub i mirë, i madh, me tifozë dhe tradita, me emër. E di që kanë dëshirë të kapin “Final Four”, është e drejtë. Jam këtu vetëm një ditë, nuk mund të them e sigurt që do kapim “Final Four”. Nuk është e pranueshme, nuk është normale. Do bëjmë maksimumin, do luftojmë për objektivin e klubit, e kapim apo jo objektivin do flasim në maj kur të mbarojë kampionati. Kam besim te skuadra, jam shumë pozitivë, por do flasim javë për javë bashkë dhe do shohim si do dalim”, u shpreh Gvozdenoviç.

Etiketa: Elbasanisuperiore

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Identifikohet viktima e aksidentit në Fier, u plagos edhe shoferi (Emrat)

Identifikohet viktima e aksidentit në Fier, u plagos edhe shoferi (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Lexo më shumë
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com