GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Sot organizohet Met Gala por këto të famshëm nuk kanë marrë pjesë kurrë

13:36 - 06/05/24
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot organizohet Met Gala por këto të famshëm nuk kanë marrë pjesë kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja më në modë e Nju Jorkut, pas Fashion Week, është Met Gala , e cila zhvillohet çdo pranverë për të mbledhur para për Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut.

Herë pas here kemi parë dhjetëra personazhe të show bizit dhe biznesit të kalojnë nëpër tapetin e kuq të saj. Lista e të ftuarve zgjidhet me shumë kujdes dhe bileta që duhet të paguajë secili prej anëtarëve të saj mund të arrijë deri në 300 mijë dollarë. Një nga fytyrat që është kthyer në një fiksim të përhershëm në listën e të ftuarve është Kim Kardashian, e cila fillimisht arriti të marrë pjesë në këtë event kryesisht falë marrëdhënies së saj me Kanye West. Tashmë shumë anëtarë të Kardashians dhe Jenners janë të ftuar në eventin ku çdo vit prezantohen disa nga veshjet më unike.

E kuptojmë pse Kim është e ftuar me familjen e saj, megjithatë ka disa të famshëm që nuk kanë marrë asnjëherë ftesë në këtë event, ndërsa mendojmë se do ta meritonin dhe si do të na jepnin pamje për të cilat do të flisnim gjatë.

Jennifer Aniston është një nga ato fytyra. Në fakt, asnjë nga pjesëtaret vajza të kastit “Friends” nuk është ftuar ndonjëherë në Met Gala. Por veçanërisht Aniston duhet të kishte marrë një ftesë të tillë, në mënyrë që të shihnim se si do ta interpretonte ajo vetë temën e mbrëmjes.

Angelina Jolie është gjithashtu një person që nuk është paraqitur asnjëherë në këtë event, ndërkohë që marrëdhënia e saj me modën është shumë e ngushtë – në këtë fazë ajo ka hapur edhe Atelier Jolie, përmes së cilës ndihmon krijuesit e rinj të lansojnë koleksionet e tyre.

Një tjetër person që do të ishte shumë interesant në këtë tapet të kuq është edhe këngëtarja Adele , e cila nuk ka marrë ftesë as gjatë kohës së saj në top list.

As Britney Spears nuk ka qenë asnjëherë e ftuar në Met Gala , ndonëse ajo mund të veshë çdo gjë dhe patjetër do të zgjidhte dukje që do të bënin histori dhe mund të ishin frymëzuar nga turnetë e saj botërore.

Edhe pse anëtarët e familjeve mbretërore kanë qenë të ftuar herë pas here në këtë event, Kate Middleton dhe Princi William nuk i kanë ngjitur asnjëherë shkallët e muzeut dhe sigurisht as Meghan Markle me Princin Harry. Sidoqoftë, do të jetë e vështirë t’i ftojnë ata në të njëjtën kohë.

Dhe e fundit Meryl Streep nuk ka marrë pjesë kurrë në një Met Gala dhe ishte veçanërisht e pafat pasi ishte anëtare e komitetit të 2020-ës, vit kur gjithçka u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

Këtë vit Met Gala do të zhvillohet më 6 maj dhe me siguri asnjë nga të famshmit e mësipërm nuk do të ketë marrë ftesë. Ndaj presim të shohim se cilët kanë qenë fatlumët që kanë hyrë në listë dhe shpresojmë që në të ardhmen të pasurohet.

Etiketa: metgala

Lajme të lidhura

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas tensioneve të forta mes banorëve
Aktualitet

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas tensioneve të forta mes banorëve

17:45 - 26/12/25
Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës
Aktualitet

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës

17:59 - 25/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama
Show Biz

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Para
Pukë/ Rrahu gruan dhe fëmijët, arrestohet 42-vjeçari

Pukë/ Rrahu gruan dhe fëmijët, arrestohet 42-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe
Breaking Views

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Lexo më shumë
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25
Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com