GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit

08:40 - 11/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë këtë të enjte (11 dhjetor 2025), mbledhjen për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Procesi pritet të nisë në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit.

Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, siç parashikohet nga procedurat zyrtare.

Pas përfundimit të intervistimeve, KLP-ja do të kalojë në votim për të përzgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, i cili zgjidhet me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Për zhvillimin e mbledhjes duhet të jenë të pranishëm të paktën shtatë anëtarë të Këshillit.

Kush janë 4 kandidatët?

1. Adnan Xholi

Adnan Xholi, një nga prokurorët me karrierën më të gjatë në sistemin e drejtësisë, garon sërish për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Ai është emëruar për herë të parë në vitin 2004 dhe aktualisht ushtron detyrën e prokurorit të kësaj strukture, ku drejton Seksionin e Krimit të Organizuar, një pozicion me peshë të madhe në hetimet kundër korrupsionit dhe grupeve kriminale.

Kjo është tentativa e tij e dytë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Në vitin 2022, Xholi konkurroi përkrah Altin Dumanit dhe Elvin Kondilit, duke marrë vetëm votën e anëtarit të KLP-së, Sokol Stojani. Megjithatë, eksperienca e tij në dosje të rëndësishme e ka mbajtur gjithnjë në vëmendje.

Xholi ka qenë pjesë e hetimeve mbi korrupsionin zgjedhor në çështjen e Fredi Belerit. Po ashtu, ai ka luajtur rol të rëndësishëm në zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019-s, një dosje që falë analizës së komunikimeve të koduara në platformën SkyECC, çoi në hapjen e dy hetimeve të tjera për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe konfliktet e brendshme të grupeve kriminale në Durrës, të cilat kanë prodhuar një numër të madh ngjarjesh të rënda.

2. Doloreza Musabelliu

Doloreza Musabelliu, e cila u emërua prokurore në vitin 2004, është sot një nga figurat kryesore të SPAK, ku ushtron detyrën me peshë të veçantë në hetimet e krimeve të rënda dhe korrupsionit. Ajo u diplomua si magjistrate me rezultate të larta dhe, për shkak të performancës së saj, u caktua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me origjinë nga Poliçani i Skraparit, Musabelliu është ndër emrat më të spikatur të brezit të ri të prokurorëve të specializuar në krim të organizuar.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka qenë pjesë e grupit hetimor të dosjes së njohur “Plumbi i Artë”, në të cilën tre bashkëpunëtorë të drejtësisë zbuluan dhjetëra ngjarje kriminale ndër vite, shumë prej të cilave deri atëherë konsideroheshin të pazbardhura.

Musabelliu ka drejtuar gjithashtu hetimin e masakrës së Lushnjës në vitin 2017, ku kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Leart Haxhiun dhe dy të akuzuarit e tjerë, Anterio Kaloshin dhe Orgest Bilbilin. Ajo ishte gjithashtu një nga prokurorët e parë që ndërmori hetime kundër Emiliano Shullazit, duke kërkuar dënim për veprat e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Për një periudhë kohe, Musabelliu ka drejtuar edhe njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 2017.

3. Klodian Braho

Klodian Braho, i cili u emërua prokuror në vitin 2007, është pjesë e SPAK që prej krijimit të tij dhe aktualisht drejton Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike.

Braho është prokurori që udhëhoqi hetimin e inceneratorit të Elbasanit, një dosje voluminoze dhe komplekse, nga e cila lëshoi urdhër-arreste për persona të njohur si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar.

Ai ka çuar përpara edhe dosjen “5D”, duke dërguar për gjykim disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër hetim i rëndësishëm i tij është ai i “Toyota Auris”, ku u zbulua një skemë e gjerë kriminale që përfshinte edhe individë të sistemit të drejtësisë. Dosja është e fragmentuar në disa degë, të cilat vijojnë të hetohen ende.

4. Elvin Gokaj

Elvin Gokaj e ka nisur rrugëtimin profesional në dhjetor të vitit 2000 në Prokurorinë e Matit. Më pas, nga viti 2007 deri në vitin 2013, ai ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Apelit Shkodër, ku ka marrë më vonë edhe drejtimin e kësaj strukture. Karriera e tij ka vijuar në dhjetor të vitit 2021 me emërimin si prokuror pranë SPAK-ut.

Gjatë viteve të punës si hetues, Gokaj ka trajtuar disa dosje të rëndësishme, mes të cilave edhe çështja e njohur si “Buka”, në të cilën është vënë nën akuzë ish-ministri i Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Arben Ahmetaj. Një tjetër procedim i rëndësishëm i zhvilluar prej tij lidhet me hetimin ndaj kryetarit të Komisionit të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyraj, për shkelje të konstatuara në disa tendera. Në këtë dosje janë proceduar penalisht edhe dhjetë persona të tjerë, ndërsa shtatë prej tyre akuzohen për shkelje të barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.

 

Etiketa: kandidatekreuSpak

Lajme të lidhura

SHBA publikon listën e personave të rrezikshëm, 6 shqiptarë mes të arrestuarve
Aktualitet

SHBA publikon listën e personave të rrezikshëm, 6 shqiptarë mes të arrestuarve

09:39 - 11/12/25
Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit

09:33 - 11/12/25
Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu
Aktualitet

Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu

09:19 - 11/12/25
Para
Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq

Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA publikon listën e personave të rrezikshëm, 6 shqiptarë mes të arrestuarve
Aktualitet

SHBA publikon listën e personave të rrezikshëm, 6 shqiptarë mes të arrestuarve

09:39 - 11/12/25

Administrata amerikane, përmes Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe agjentëve federalë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), ka publikuar...

Lexo më shumë
Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit

Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit

09:33 - 11/12/25
Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu

Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu

09:19 - 11/12/25
Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq

Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq

09:14 - 11/12/25
Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit

08:40 - 11/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com