GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraq Filo vazhdon pazaret me Servet Cenollin, i fal kontratën 163 milionë lekë për asfalt

14:22 - 24/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sotiraq Filo vazhdon pazaret me Servet Cenollin, i fal kontratën 163 milionë lekë për asfalt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sotiraq Filo duket se ka ‘kontratë të përhershme’ me biznesmenin Servet Cenolli. Klienti i kryetarit i merr tenderat në çdo kohë pa garë. Këtë herë ka përfituar fondin e prokuruar me objekt ‘Shpenzime për mirëmbajtjen me asfalt të rrugëve në Njësitë Adm, Bashkia Korçë’.

Kontrata ka afat 12 muaj dhe përshkruan riparimin asfaltit aty ku ka dëmtime, por pa specifikuar se në cilat zona, apo cilat rrugë përfshin ky projekt. Në këtë mënyrë i lihet në dorë kompanisë që të vendosë se ku ka nevojë për ndërhyrje, pra edhe 163 milionë lekë t’i shpenzojë sipas planit që e harton vetë.

Kontrata për këtë tender është hapur më datë 21 qershor 2024 dhe afati i fundit ka qenë deri më datë 12 korrik 2024. Asnjë kompani nuk ka paraqitur interes për tenderin, përveç firmës “Vashtemia” SHPK  me pronarë Gëzim Avdollin dhe Servet Cenollin.

Zakonisht, mungesa e pjesëmarrjes tregon se nuk ka ambient për konkurrencë, sepse fituesi paracaktohet.

Kompania ka paraqitur një ofertë me vlerë 139 milionë lekë, disi më lirë nga fondi limit. Nga ana tjetër, kryetari Filo e ka shpallur menjëherë fituese kompaninë e Servet Cenollit, kur sipas rregullave mund ta anulonte tenderin dhe të priste oferta konkurruese. Kontrata u mbajt në sirtar deri më datë 23 korrik 2024, kur u publikua në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Mbi tenderin valëvitet ‘Flamuri i kuq’  i vendosur nga Open Data Albania, për të treguar riskun e korrupsionit. Portali monitorues e cilëson alarmant faktin që Bashkia Korçë regjistron tender abuziv me firmën në fjalë.

Nga ana tjetër e dimë që Cenolli është mësuar të marrë fonde nga Bashkia Korçë dhe të mos përmbushë kontratën.

“VASHTEMIA” shpk është përgjegjëse për “Mirëmbajtje me Performancën e segmentit rrugor K/Podgorie – K/Liqenas”. Aksi rrugor është bërë disa herë problematik, për shkak se firma në fjalë vetëm merrte paratë, por nuk kryente punën e mirëmbajtjes.

Edhe tek ky projekt, firma në fjalë ka fituar 600 milionë lekë në një tender të dyshimtë të firmosur nga ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, që është i arrestuar tashmë nga SPAK. Tenderi i mirëmbajtjes së këtij segmenti rrugor përfundoi me ankesa edhe në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Pra, “Vashtemia” merr milionat për të mirëmbajtur rrugët, por në fakt gjendja vazhdon e njëjtë dhe ato degradohen dita ditës. Ky tender është në listën e prokurimeve abuzive të bëra nga ARRSH dhe që po hetohen nga SPAK pas arrestimit të drejtorit Berberi.

Ndërkohë po të shohim më sipër të dhënat e Spending Data Albania, në 4 vitet e fundit, kjo firmë ka përfituar 4.1 milionë euro nga tenderët, ku shumica janë marrë me favorizim nga zyrtarët dhe mbajnë “Flamurin e Kuq”. Dhe bie në sy se pjesa më e madhe e kontratave janë me Bashkinë Korçë dhe në disa raste me Bashkinë Tiranë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimred flagriparimerrugesotiraq fillotendervashetima shpk

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Salianji publikon abuzimet dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS: Përgjegjës, nga Taulant Balla te Ardi Veliu

Salianji publikon abuzimet dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS: Përgjegjës, nga Taulant Balla te Ardi Veliu

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com