GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spahia i jep 220 mln lekë Benard Martinit për fasadën e 1 shkolle

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Spahia i jep 220 mln lekë Benard Martinit për fasadën e 1 shkolle
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investimet për shkollat janë një zë më vete në fondet që iu kalohet bashkive nga buxheti i shtetit. Po këto para nuk investohen në kohën e duhur që nxënësit të gjejnë gati klasat për sezonin shkollor. Në rastin konkret, kryebashkiaku Bardh Spahia kujtohet në fund të mandatit, për të shfrytëzuar këto para, pavarësisht se po mbyllet semestri i parë. Spahia ka mbyllur me datë  9 dhjetor 2022 tenderin me objekt “Rikonstruksion i pjesshëm shkollës “Azem Hajdari”.

Sipas të dhënave të kontratës për rikonstruksionin e kësaj shkolle, vetëm për disa pjesë të saj, do të shpenzohen 220 milionë lekë! Edhe pse 4 kompani kanë paraqitur ofertat e tyre, shumë më të lira, fitues është shpallur “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE”sh.pk”, në pronësi të Benard Martinit. Të gjithë konkurrentët e tjerë janë skualifikuar me justifikimin se nuk kanë deklaruar që disponojnë një punonjës inxhinier. Kështu, Spahia ia fali tenderin Martinit.

Mungesa e transparencës për këtë kontratë ka bërë që fondet e shkollave në këtë bashki të jenë në risk. Ndërsa 220 milionëshi në fjalë po keqpërdoret.

 

Miliardat e fituara

Por nuk është vetëm kaq! Disa muaj më parë Bashkia Shkodër i ka dhënë pa garë kësaj kompanie 2.2 miliardë lekë për rikonstruksionin e dy shkollave të tjera. Bëhet fjalë për tenderët me objekt “Shkolla Profesionale Hamdi Bushati, shërbime mirëmbajtje ndërtese ( suva+lyerje”. Pra miliarda lekë janë shpenzuar në një muaj vetëm për fasadat e shkollave. Këto punime shërbejnë për propagandë gjatë procesit zgjedhor që po afron. Në të vërtet kushtet brenda këtyre shkollave lënë për të dëshiruar.

Nga të dhënat e siguruara nga “Spending Data Albania” rezulton se Martini siguron shumë kontrata nga bashkitë vetëm për të rregulluar fasadat e shkollave. Konkretisht në periudhën 2019-2022, firmës “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE”sh.pk” i janë bërë transaksione nga Thesari i Shtetit në vlerën 246,614,843.00 lekë të reja.

Në këtë tabelë na bie e në sy fakti që kompania në fjalë paska bashkëpunime të shumta dhe me Erion Veliajn. Sipas të dhënave, Bashkia Tiranë i ka akredituar kësaj firme çdo tender për rikonstruksion godine. Kujtojmë se në 2019, Bashkia Tiranë ka mbyllur disa tenderë për punime në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Këto fonde janë xhiruar në llogarinë e Benard Martinit.

Lexo edhe: Çudia në Shkodër, Kadastra i legalizon qytetarit gjysmën e shtëpisë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BardhBardh SpahiaBashkiaShkodërshkolletender

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Me mbi 82 kg kanabis në banesa, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi

Me mbi 82 kg kanabis në banesa, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com