GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spahia firmos 40 mln lekë pa garë, fiton babai i këshilltares

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Spahia firmos 40 mln lekë pa garë, fiton babai i këshilltares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 40 milionë lekë do të shpenzojë Bashkia Shkodër për të mirëmbajtur disa rrugica në periferi të qytetit dhe ato në Theth.  Më 16 dhjetor 2022, brenda një dite, kryebashkiaku demokrat Bardh Spahia ka firmosur dy tenderë në kundërshtim me ligjin. Një nga prokurimet ka si qëllim  “Shërbime për mirëmbajtje emergjente të segmentit ”Ura e Mesit-Prekal-Kir-Mali i Shoshit-Breg Lumi-Nderlysaj-Theth”. Për këtë tender janë lënë në dispozicion rreth 20 milionë lekë. Shumë para për disa rrugica në fshatra, që në fakt pothuajse janë inegzistente.

Pikërisht duke u marrë më këto projekte, investimet e të cilit nuk i sheh njeri, Spahia i nënshkruan kontratat me abuzime. Kështu, projekti është mbyllur pa u zhvilluar një garë. Nga dokumentet duket se ofertë ka paraqitur vetëm firma “ALB-KONSTRUKSION” sh.p.k me pronarë Ejell Radohina dhe Naim Fatkoja. Pa menduar aspak për rregullat, Spahia shpall fituese kompaninë në fjalë, duke cenuar kështu konkurrencën. Open Data Albania e ka futur në listën e tenderëve me “flamur të kuq”, pasi ka risk abuzimi me fondin.

 

20 milionë lekë për rrugicat në qytet

Duke qenë se tenderi më lart kaloi pa u lagur. Spaho firmos edhe një tjetër kontratë, po në të njëjtën ditë me vlerë 20 milionë lekë. Këtë herë kreu i Bashkisë Shkodrës ka menduar që të përdorë si grep për paratë, mirëmbajtjen e rrugicave të qytetit. Dhe nuk është aspak rastësi se fituese e këtij tenderi është sërish firma “ALB-KONSTRUKSION”sh.p.k”.

Kompania në fjalë duket se ka përcaktuar dhe fondin për këtë projekt, pasi oferta e saj ka qenë 2 075 120,00 lekë të reja, pra sa 90% e fondit limit. Shto këtu faktin se Spaho nuk ka pritur asnjë kompani tjetër, por ia ka firmosur kontratën kësaj firme.

Të dy prokurimet janë dhënë pa garë, me çmimin që ka ofruar kjo kompani dhe asnjë masë nuk është marrë për të siguruar konkurrencën. Do të ishte mirë, sikur kryebashkiaku të mendonte kaq shumë edhe për familjet që kanë nevojë për mbështetje në këtë prag festash.

Fiton babai i këshilltares së bashkisë

Në këto kontrata kemi të bëjmë dhe më konflikt interesi. Pasi njëri nga pronaret e kompanisë, Ejell Radohina, ka mik shumë të fortë në bashki. Ai është babi i një prej këshilltareve në Bashkinë Shkodër. Konkretisht këshilltarja Griselda Radohina është vajza e  Ejell dhe e Fundime Radohinës.

 

Por, edhe këtë fakt Spahia e ka kaluar pa të keq fare. Me këto abuzime, ai tregon se modeli i demokratëve në qeverisjen vendore nuk ndryshon nga ai i socialistëve në pushtet!

 

Lexo edhe:Spahia i jep 220 mln lekë Benard Martinit për fasadën e 1 shkolle

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimALB-KONSTRUKSION” sh.p.kBardh SpahiaBashkia Shkodertender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
“Finalja e vogël”/ Ja si rreshtohen Kroacia dhe Maroku

“Finalja e vogël”/ Ja si rreshtohen Kroacia dhe Maroku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com