GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spahiu i Dibrës iu dhuron 2.3 MLD lekë të ujësjellësit Ulajt dhe Kupës

11:50 - 26/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Spahiu i Dibrës iu dhuron 2.3 MLD lekë të ujësjellësit Ulajt dhe Kupës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu shpërdoron në mes  temperaturave të larta paratë për ujin e pijshëm të banorëve.  të Qendrës Administrative Tomin. Me fondin e ujësjellësit Spahiu favorizon miqtë e tij në tender.

Projekti për furnizim kërkon kohë të realizohet, kështu që edhe këtë të nxehtë përvëlues banorët do ta kalojnë në torturë për të gjetur ujë të pijshëm.

Ndërkohë dy tenderët që do tregojmë më poshtë vërtetojnë që Rrahim Spahiu thjesht ka gjetur rastin për aferën e radhës, jo se shqetësohet për banorët.

Tenderi për Shkëlqim Kupën

Kontratën e parë Bashkia Dibër e ka firmosur më datë 21 korrik 2023 dhe ka si objekt ‘Furnizimi me ujë te pijshëm për fshatrat Brezhdan dhe Ushtelencë Njësia Administrative Qendër Tomin faza e dytë’. Në lojë janë 475 milionë lekë dhe kjo është vetëm njëra fazë. Në kontratë thuhet që punimet do të zgjasin 6 muaj, pra në fund të vitit mund të bëhet i mundur furnizimi me ujë. Në dokumentet e publikuara shohim se kontrata i është dhënë në shkelje të hapur të ligjit firmës “Kupa shpk”, në pronësi të biznesmenit të njohur Shkëlqim Kupa.

Në garë ishin 3 kompani, madje shohim se oferta e firmës ‘LIQENI VII’ është më e lirë, por Spahiu e ka skualifikuar. Ai ka lënë për në fazën e dytë vetëm ofertën sa 98% të fondit limit, të paraqitur nga Kupa. Për këtë ka marrë “Flamurin e kuq” nga Open Data Albania, që do të thotë se fondi është në risk të lartë nga korrupsioni.

1.8 mld lekë për Bashkim Ulajn

Ndërkohë, më datë 24 korrik 2023, Spahiu ka firmosur një tjetër kontratë të dyshimtë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim i linjës kryesore të Ujësjellësit dhe Rrjetit shpërndarës për fshatrat e njësisë administrative Xibër”.  Projekti do të përthithë fonde nga buxheti i bashkisë deri në vitin 2025. Por, për këtë fazë të parë do të shpenzohen 1.8 miliardë lekë.

Janë paraqitur vetëm dy oferta nga firma “DESARET COMPANY” sh.p.k dhe bashkimi i operatorëve “4 A-M” sh.p.k & Shoqëria “ BONUS ”. DESARET COMPANY” sh.p.k ka patur ofertën 20 milionë lekë më lirë se fituesit, por Spahiu e nxori jashtë gare. Kështu, në mungesë të konkurrentëve të tjerë, u shpall fituese pa garë oferta e koalicionit të dy operatorëve të tjerë me vlerë sa 99% e fondit limit.

Shoqëria “ BONUS ” sh.p.k është në pronësi të Demir Borishir, Fuar Berishi dhe Safet Allarajt, ndërsa “4 A-M” sh.p.k me letra është në pronësi të Ardit Metaliajt, por tashmë dihet që pas saj qëndron oligarku Bashkim Ulaj.

A do të kenë ujë banorët? Kjo pyetje nuk e ka shqetësuar shumë kryebashkiakun Spahiu, ndërkohë që përparësi ka pasur favorizimi i dy oligarkëve për të xhiruar fondin e madh të mbledhur nga taksat e qytetarëve dibranë.

Lexo edheNjeriu i Bashkim Ulajt xhiron 24 mld lekë nga Berberi për rrugën Elbasan-Qafë Thanë, supertenderi me abuzime

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBashkim Ulajrrahim spahiuShkelqim Kupatenderujesjellesi

Lajme të lidhura

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
Para
Situata me zjarret, ishulli Rodos shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Situata me zjarret, ishulli Rodos shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 17/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025

07:37 - 17/12/25
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

07:34 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com