GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Njeriu i Bashkim Ulajt xhiron 24 mld lekë nga Berberi për rrugën Elbasan-Qafë Thanë, supertenderi me abuzime

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Njeriu i Bashkim Ulajt xhiron 24 mld lekë nga Berberi për rrugën Elbasan-Qafë Thanë, supertenderi me abuzime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas batërdisë me Rrugën e Kombit dhe Rrugën e Arbit që u shitën si sukses e janë kthyer në gropë të zezë për buxhetin e shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur aferën në një tjetër drejtim. Evis Berberi nuk po i kursen paratë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Më 5 qershor 2023 është publikuar prokurimi me objekt “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafe – Thane (Faza II)”. Për këtë tender janë lënë në dispozicion 24 miliardë lekë dhe fituesi do ketë mundësi të vjelë para për 2 vite rresht. Bëhet fjalë për një shumë të majme dhe janë sulur për të fituar të gjithë oligarkët e tenderëve.

Sipas të dhënave, për këtë prokurim janë paraqitur tri oferta. Por, Beberi ka shpallur fitues ofertën e paraqitur nga Bashkimi i operatorëve “4 A-M & ARKONSTUDIO & ELMAZAJ KONSTRUKSION & AGRI CONTRUCTION”, e cila kishte ofertën 24 miliardë lekë, po aq sa vlera e fondit limit. Sipas rekomandimeve të përsëritura të KLSH dhe bë bazë të ligjit për prokurimet, ofertat afër fondit limit cilësohen si keqshfrytëzim i fondeve publike.

Por, sikur theksuam më lart, Berberi po ndjek të njëjtat skema abuzimi si me projekte të tjera kaq të mëdha. Dhe në këtë rast do ta shkelte ligjin që kontrata të firmosej me biznesmenët e paracaktuar. Më konkretisht, dihet tashmë që firma “4 A-M” është nën administrimin e Ardit Metalija, por pronari i vërtetë i saj është oligarku Bashkim Ulaj, i cili gostitet personalisht nga Rama me afera gjigante.

Për të mos rënë në sy se po përvetëson i vetëm, Ulaj ka përfshirë nga pas edhe disa firma të vogla, të cilët presin të marrin interesin e tyre.

Konkretisht, kompania ARKONSTUDIO  është në pronësi të Erjon Kërit dhe Krenar Dilë, firma ELMAZAJ KONSTRUKSION drejtohet nga Shkëlqim Elmazaj dhe AGRI CONTRUCTION është në pronësi të Petrit Patushit.

 

Ky i fundit ka përfituar disa tenderë në vlera të majme nga institucionet shtetërore, pushteti vendor si dhe shëndetësia. Ai është lakuar më parë për tenderë korruptivë të paracaktuara me Erjon Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Siç duket kësaj here është radha e Berberit t’u bëjë dhuratën oligarkëve afër Ramës.

Lexo edhe: Rektori i jep tenderin Bashkim Ulajt dhe “denoncon” Salillarin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkim Ulajelbasna qaf thaneEvis Berberitender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Një pite të duhet se ligsht”, nëna e Rita Orës bën komentin epik

“Një pite të duhet se ligsht”, nëna e Rita Orës bën komentin epik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26

Ish-presidenti Bamir Topi foli sot në News24 mbi protestat e studentëve ditët e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera....

Lexo më shumë
Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

15:45 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com