GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Spaho: Meta ka të drejtë, PD po paguan sot gabimet e Bashës

21:01 - 23/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spaho: Meta ka të drejtë, PD po paguan sot gabimet e Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka komentuar sot deklaratën e djeshme të presidentit Ilir Meta, i cili tha se Basha ka qenë ai që nuk donte të merrte pjesë ne zgjedhje e 30 qershorit në 2019 nga frika e humbjes. Përmes një interviste televizive, Spaho u shpreh se Meta tha një të vërtetë sa i përket kësaj çështje. Spaho tregoi se dhe ndërkombëtarët i kanë kërkuar PD që të marrë pjesë në garë dhe të luaj siç duhet rolin e saj.

“Presidenti Meta e shprehu qartë që kjo është çështje e brendshme e PD, nuk i takon të ndërhyjë, qëndrim korrekt. Për disa akuza ai mbajti qëndrimet e tij publike.  Nuk kam qenë në Gjermani, pasi flitet për një takim në Gjermani. Di që në prill 2018 një delegacion nga PD jemi ftuar në Bundestagun gjerman dhe nga i pari tek i fundit, të vetmen gjë që na kanë kërkuar me insistim është të rrimë në institucione. E njëjta gjë është kërkuar dhe nga kancelaria e znj. Merkel nga drejtori për politikën e jashtme”, tha Spaho.

Sipas tij, Basha bëri gabim që e la PD-në jashtë gare dhe po i paguan sot kostot e këtij veprimi. Madje ai shtoi se ka pasur edhe debate brenda PD mes Bashës dhe të tjerë për hapat që ai ndërmerrte.  “Zoti Meta foli për variantin e tij, për sa i takon PD-së ne kemi deklaruar se nuk do të zhvillohen zgjedhje më 30 qershor. Ne ceduam nga ky pozicion dhe zgjedhjet u zhvilluan. Madje deklaruam se më 30 qershor do bëhet nami, që do përleshemi në qendrat e votimit që nuk është fare normale. Ne bëmë zgjedhje të gabuar për të cilat po paguajmë çmimin për këto zgjedhje të gabuara.

Ajo që mund të them unë është që përveç atij diskutimi formal që është bërë për lënien e mandateve, nuk di ndonjë vendim tjetër të rëndësishëm, reforma territoriale, hyrjen në çadër, marrëveshjen e majit që ne të kemi bërë debat në institucionet që ka PD, në kryesi, këshill Kombëtar apo në grupin parlamentar”, tha ish-nënkryetari i PD”, tha Spaho.

Sa i përket zgjedhjeve të 13 tetorit, që kërkoi Basha më pas ai tha se aleatët u regjistruan pas konsultimit me PD, ndërkohë që PD nuk shkoi në KQZ pasi prisnin shqyrtimin e 30 qershorit.  “Aleatët janë regjistruar jo me dëshirën e tyre por pasi u konsultuan me PD. Shkuan u regjistruan të gjithë me miratimin tonë dhe më pas ne vetë nuk u regjistruam. Kjo do të ndihmonte në shqyrtimin e rastit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga Komisioni i Venecias për vendimin që mori”, tha ai. Sa i përket përqasjeve Basha-Berisha, ai tha se është më mirë që të dy të lënë mënjanë fjalët e kota.

Etiketa: Edmond SpahoIlir MetaPD

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Pas situatave në “BBV”, Argjira flet për Fifin: Njeri me zemër të madhe

Pas situatave në “BBV”, Argjira flet për Fifin: Njeri me zemër të madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com