GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Fushë Arrëz

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Fushë Arrëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e bashkisë së Fushë Arrëzit Fran Tucin, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Njoftimi i SPAK

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

1- Fran Tuci, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

2- Ndoc Marku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

3- Durim Margjekaj, akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pgf 4 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz.

Ndërsa i pandehuri Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.

Etiketa: bashkiakfushe arrezKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Pas shkarkimit nga Veliaj, Rigers Sheqeri do të emërohet në krye të IKMT, shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit
Breaking Views

Pas shkarkimit nga Veliaj, Rigers Sheqeri do të emërohet në krye të IKMT, shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit

15:40 - 22/11/26
Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë
Aktualitet

Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë

15:00 - 22/11/26
“Takimi i Ramës me studentët”, Pedagogu Erion Selmani: Nuk ishin përfaqësues të protestës
Breaking Views

“Takimi i Ramës me studentët”, Pedagogu Erion Selmani: Nuk ishin përfaqësues të protestës

14:31 - 22/11/26
Para
Franca dërgon automjete të blinduara në Ukrainë

Ukraina çliron nga forcat ruse një qytezë strategjike në Donjeck

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari bëhet protagonist në Rusi, shënon golin e parë dhe vulos fitoren e skuadrës
Breaking Views

Shqiptari bëhet protagonist në Rusi, shënon golin e parë dhe vulos fitoren e skuadrës

16:00 - 22/11/26

Belajdi Pusi realizoi një gol mjaft të bukur dje me Fakel Voronesh. Ishte pikërisht Pusi që në fundin e pjesës...

Lexo më shumë
Pas shkarkimit nga Veliaj, Rigers Sheqeri do të emërohet në krye të IKMT, shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit

Pas shkarkimit nga Veliaj, Rigers Sheqeri do të emërohet në krye të IKMT, shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit

15:40 - 22/11/26
Eurogol nga mesfusha në Itali, sulmuesi shkodran i dërgon sinjal Maranit për Kombëtaren

Eurogol nga mesfusha në Itali, sulmuesi shkodran i dërgon sinjal Maranit për Kombëtaren

15:26 - 22/11/26
Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë

Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë

15:00 - 22/11/26
“Takimi i Ramës me studentët”, Pedagogu Erion Selmani: Nuk ishin përfaqësues të protestës

“Takimi i Ramës me studentët”, Pedagogu Erion Selmani: Nuk ishin përfaqësues të protestës

14:31 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com