GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SPAK ‘fal’ Kajmakun, ish-kryebashkiaku që u kap me kokainë…

20:16 - 10/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK ‘fal’ Kajmakun, ish-kryebashkiaku që u kap me kokainë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, deklaroi se nuk ka filluar asnjë hetim pasuror për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ndonëse ndalimi i tij me 20 kilogramë kokainë në Itali është bërë publik në mediet shqiptare dhe ato italiane që prej majit të vitit të kaluar.

Kajmaku u ndalua në maj të vitit 2022 nga policia italiane, pasi së bashku me një të afërmin e tij, iu gjetën rreth 20 kilogramë kokainë e fshehur në vazo me lule. Ndaj Kajmakut ka pasur një tjetër proces penal në Shqipëri. Ai arrestua në 6 maj të vitit 2020, pasi Prokuroria e Tiranës e kishte shpallur në kërkim prej muajit nëntor 2019 për “shërdorim detyre”, “falsifikim të formularëve”, si dhe një akuzë të tretë për “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”. Por, gjykata e liroi pas dy ditësh duke përdorur si argument ndër të tjera edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe caktoi masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

I pyetur nga BIRN nëse ishte filluar hetimi pasuror për Kajmakun, SPAK, informoi nëpërmjet kordinatores për mediet, Xhuljeta Krasta se: “nuk ka ndonjë material referues nga policia gjyqësore apo institucione të tjera ligjzbatuese për fillimin e procedimit penal apo verifikim pasuror ndaj shtetasit Agim Kajmaku”, që të lidhet me ndalimin e tij në Itali me rreth 20 kg kokainë.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, SPAK nuk ka informuar pse nuk ka vlerësuar të arsyeshme të fillojë kryesisht deri tani hetimin e ligjshmërisë së pasurive të Kajmakut, bazuar në informacionet e bëra publike.

Legjislacioni penal shqiptar mundëson hetimin kryesisht nga ana e prokurorive, bazuar në të dhëna në siguruara nga burimet e hapura apo dhe prej burimeve jo publike. Ndërkohë, ligji i vitit 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, përcakton fillimin e hetimeve për ligjshmërinë e burimeve të pasurisë për të gjithë personat e hetuar për vepra penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita më 30 qershor 2019. Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai e humbi mandatin më 1 nëntor 2019, për shkak se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimin dhe hetimin e tij në Greqi nën emrin Jorgo Toto për veprën penale të përdorimit të parave false.

Marrë nga Reporter.al

Etiketa: KajmakuRamaSpak

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
(VIDEO) 85-vjeçarja shpëtohet e bllokuar në rrënoja pas 107 orësh

(VIDEO) 85-vjeçarja shpëtohet e bllokuar në rrënoja pas 107 orësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com