GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK i dorëzon sistemin e përgjimeve një kompanie të dyshimtë

15:34 - 15/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK i dorëzon sistemin e përgjimeve një kompanie të dyshimtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), i ka dorëzuar menaxhimin e sistemit të përgjimeve një kompanie private, mbi të cilën rëndojnë dyshime zyrtare për mos-përmbushje të detyrimeve kontraktore. SPAK njofton se ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, me vlerë 50 milionë lekë të reja, me shoqërinë “TBS-96”, me objekt “Shërbime për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit në Prokurorinë e Posaçme”.

Tenderi është zhvilluar pa garë, nëpërmjet procedurës së “negocimit, pa shpallje paraprake”.

 

 

Kodi i Procedurës Penale parashikon që SPAK kryen vetë përgjimet për veprat penale në kompetencë të saj. Në mesin e vitit 2021, Prokuroria Speciale përfundoi ndërtimin e Njësisë së Përgjimit në ambjentet e saj, duke u shkëputur nga bërthama e interceptimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Si çdo sistem informatik, edhe baza teknologjike e përgjimeve ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme, e cila siguron funksionimin normal dhe pandërprerje të interceptimit të personave të dyshuar apo nën hetim.

Për mirëmbajten e sistemit të përgjimeve, SPAK ka zgjedhur shoqërinë “TBS-96”. Kompania është në pronësi të biznesmenit Artan Xhori. Ajo u bë e njohur për dështimin spektakolar për të përmbushur detyrimet ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin me respiratorë për pacientët me Covid-19.

Për atë tender, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur dyshime për aftësinë e kompanisë për të përmbushur detyrimet kontraktore, nisur nga problematikat e shumta që ka konstatuar gjatë auditimit të procedurës.

“Respiratorët”, tenderi i dyshimtë

Në 3 Prill 2020, pikërisht në kulmin e masave ekstreme kundër pandemisë së shkaktuar nga Sars-Cov 2, qeveria shqiptare miratoi një “kontratë sekrete” ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe shoqërisë “TBS-96”, me objekt “Furnizim vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike per COVID-19”.

 

 

Kontrata “sekrete” nuk paraqiste publikisht fondin për blerjen e pajisjeve shëndetësore. Megjithatë, një dokument i Ministrisë së Shëndetësisë për “paraqitjen e ofertave”, publikuar në media, tregoi se vlera e këtij tenderi ishte afërsisht 130 milionë lekë të reja.

 

 

Tenderi është kritikuar shumë publikisht. Partia Demokratike në opozitë iu drejtua në atë kohë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë Speciale për hetimin e disa “kontratave sekrete” gjatë pandemisë, ku përfshihej edhe blerja e respiratorëve.

Kohë më vonë, e konkretisht në Tetor 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti problematika të shumta në procedurën për blerjen e respiratorëve, të fituar nga “TBS-96”. Këto gjetje u prezantuan në Raportin e Auditimit Finaciar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dështimi

Ministria e Shëndetësisë synonte që, nëpërmjet “kontratës sekrete”, të siguronte me emergjencë 54 respiratorë për të rritur dhe fëmijë, të cilët kishin nevoja të ngutshte për furnizim me oksigjen, për shkak të goditjes nga Covid-19.

Por, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit, kontrata nuk u realizua asnjëherë dhe ajo dështoi për shkak të paaftësisë së kompanisë për të përmbushur detyrimet.

 

 

KLSH raporton se kontrata, e nënshkruar me vlerë 75.060.000 lekë të reja, parashikonte që 20 respiratorët e parë të dorëzoheshin brenda 7 ditëve nga nënshkrimi i saj.

Ndërsa pjesa tjetër prej 34 respiratorësh do të dorëzoheshin brenda 25 ditëve nga hyrja në fuqi e kontratës, e cila u miratua nga Këshilli i Ministrave në 3 Prill 2020.

“Nga auditimi u konstatua se me shkresat e datës 10.04.2020 dhe datës 24.04.2020, nga operatori ekonomik fitues “T.” Shpk (TBS-96, shën.red), është kërkuar zgjatje e afateve të dorëzimit të pajisjeve deri në periudhën maj – qershor, duke e humbur faktorin kohë për emergjencë”.

Por, edhe kjo shtyrja e afatit nuk i shërbeu kompanisë private për të përmbushur detyrimet kontraktore.

 

“Operatori Ekonomik, deri në datë 10.04.2020, ka dorëzuar vetëm 5 copë. Ndërsa 34 respiratorë që do të lëvroheshin 25 ditë nga dita e hyrjes në fuqi e kontratës, nuk u siguruan, duke sjellë dështimin e kontratës së mësipërme”, thotë KLSH në raportin e tij të Tetorit 2021.

KLSH konkludon se, “si pasojë e furnzimimit të vonuar dhe/ose mosfurnzimit për kontratën me objekt “Furnizim vendosje respiratore me dy modalitete per adulte dhe moshe pediatrike per Covid -19”, kemi konstatuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit nga mosllogaritja e penaliteteve dhe mos mbajtja e sigurimit të kontratës në shumën 15,378,960 lekë”.

Madje, jo vetëm kaq. Kontrata me furnizimin me respiratorë u realizua nga dy operatorëve të tjerë, në Tetor dhe Nëntor 2020.

“Edhe pse planifikuar për nevoja emergjente, kjo procedurë në fakt dështoi të ofronte në kohë këtë pajisje kaq të rëndësishme/jetesore në kushtet e pandemisë Covid-19”, shkruan Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij auditues për “kontratën sekrete” ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe shoqërisë “TBS-96”./Boldnews.al/

 

Etiketa: dyshimtakompanitekryesore2pergjimetsistemiSpak

Lajme të lidhura

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim
Aktualitet

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre
Aktualitet

“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre

20:57 - 11/02/26
Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga
Aktualitet

Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga

19:50 - 11/02/26
Para
Vuçiç përplaset me gazetaren serbe në konferencë, ja shkaku

Vuçiç përplaset me gazetaren serbe në konferencë, ja shkaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26

Liverpool mori një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 26 të Premier League. Skuadra e Arne Slot arriti...

Lexo më shumë
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

21:53 - 11/02/26
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

21:12 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com