GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK i njëanshëm? Roli kyç i Edi Ramës në dy episodet që prokuroria akuzon Ilir Metën

15:53 - 24/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Duhet të ishte në burg!”/ Meta ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës: Sulmoi i pari sistemin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja hetimore e SPAK në ngarkim të Ilir Metës zbulon se kryeministri Edi Rama kishte një rol kyç në miratimin e një ligji dhe një vendimi të KKT-së për të cilat prokuroria akuzon për paligjshmëri ish-Presidentin dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Megjithatë, kreu i qeverisë rezulton të mos jetë pyetur nga prokurorët fare lidhur me episodet.

Në një prej akuzave, SPAK thotë se deputetja Monika Kryemadhi kishte lobuar për një ligj për minierat në vend për llogari të oligarkut Samir Mane dhe në këmbim do të merrte një vilë, e cila në fund nuk rezulton të jetë marrë.

Nga verifikimi i axhendës së kohës së Kuvendit, rezulton se projektligji nuk është propozuar nga Monika Kryemadhi dhe as nga LSI-ja. Ligj që më parë kishte marrë edhe bekimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama ishte propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkaju. Dhe si ligj ekskluziv i Këshillit të Ministrave, diskutimi i tij është mbrojtur personalisht nga kryeministri Edi Rama, që në atë kohë deklaronte nga foltorja e Kuvendit se do ky ligj i qeverisë do të ndante dy epona për minierat e vendit.

“Ky projekt, nuk është një projekt i radhës. Është një projekt me rëndësi strategjike që ndan qartë dy epoka; Epokën e një barbarie të stërzgjatur me pasojë tragjedira të njëpasnjëshme të kthyera në rutinë, me shfrytëzimin krejtësisht kriminal të pasurisë kombëtare në zonën e Bulqizës në radhë të parë, por në tërësi në zonat e pasura minerale dhe Epokën që nis me miratimin e këtij projekti, i cili ka në themelin e vet në radhë të parë detyrimin për siguri, pastaj domosdoshmërinë për inovacion, dhe si rezultat edhe garancinë për progres. Unë dua të falënderoj përpara Kuvendit në radhë të parë ministrin e Energjisë dhe të Industrisë, të gjithë ekipin e tij, për vendosmërinë më të cilën kanë çuar përpara një proces jashtëzakonisht të vështirë duke futur duart në një zgavër gjarpërinjsh.

E rezultat revokimi i lejeve minerare për 160 subjekte që nuk përmbushnin detyrimet kontraktuale ndaj shtetit si një provë e vendosmërisë, por edhe e vështirësisë së këtij procesi. Por duhet të falënderoj edhe të gjithë përfaqësuesit e ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’ në këtë Kuvend që vijnë si përfaqësues të popullit të këtyre zonave dhe posaçërisht të zonave të veriut, për mbështetjen dhe kontributet që kanë sjellë për ta përcaktuar qartë dhe në mënyrë të konsoliduar kornizën e këtij projekti,” shprehej Rama në Kuvend më 9 tetor të vitit 2014.

Pas fjalimit të Edi Ramës në 9 tetor 2014, ligji u miratua me votat e deputetëve të mazhorancës së kohës (PS-LSI), përfshirë ata socialistë.

Për këtë rast, në dosjen hetimore ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, SPAK ka anashkaluar totalisht emrin e kryeministrit Edi Rama si propozues, mbrojtës dhe miratues të këtij ligji.

Një tjetër episod tjetër i ngjashëm është vendimi për futjen në tregun e fibrave optike. Në dosjen e SPAK gjendet mesazhi që Monika Kryemadhi i ka dërguar sipërmarrësit Adrian Shatku. E në këtë mesazh konfirmohet se projekti ka marrë konfirmimin e Edi Ramës:

“Në datën 11 tetor 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adriani Shatkut se ishte takuar me Ramën dhe ai i kishte thënë ta bënin urgjentisht, por nga mesazhet nuk del e qartë se për çfarë bëhet fjalë. Adriani i përgjigjet se ky ishte lajmi më i mirë i vitit”. 

Për këtë episod SPAK akuzon sërish Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, ndërsa përcakton se vendimi që shkon në favor të biznesmenit Shatku është miratuar me vendimin KKT-së. Ky institucion drejtohet nga kryeministri i vendit Edi Rama, megjithatë Prokuroria e Posaçme nuk e përmend këtë fakt.

Gjithashtu, nga të dhënat e dosjes që SPAK ka dërguar në gjykatë, nuk rezulton që kryeministri Edi Rama të jetë pyetur lidhur me këtë rast, ashtu si në miratimin e ligjit për minierat, që sipas prokurorisë, ishte në interes të Samir Manes.

Etiketa: Edi RamaIlir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca
Aktualitet

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

15:50 - 26/02/26
E tmerrshme, 3-vjeçari humb jetën te dentisti, prindërit akuzojnë…
Aktualitet

Shkoi në Fier për të rregulluar dhëmbët, gjendet i pajetë gjermani

15:20 - 26/02/26
Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd
Aktualitet

Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd

14:50 - 26/02/26
Para
Po punonte tokën, freza e dorës i merr jetën 65-vjeçarit në Cërrik

Po punonte tokën, freza e dorës i merr jetën 65-vjeçarit në Cërrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca
Aktualitet

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

15:50 - 26/02/26

Reni Ashiku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për dyshime...

Lexo më shumë
E tmerrshme, 3-vjeçari humb jetën te dentisti, prindërit akuzojnë…

Shkoi në Fier për të rregulluar dhëmbët, gjendet i pajetë gjermani

15:20 - 26/02/26
Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd

Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd

14:50 - 26/02/26
Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin

Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin

14:30 - 26/02/26
Tjetër goditje për Ramën/ PPE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por jo me një qeveri që ka kapur shtetin

Tjetër goditje për Ramën/ PPE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por jo me një qeveri që ka kapur shtetin

14:07 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com