GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK i sekuestron Monika Kryemadhit dhe së ëmës dy vila te “Kodra e Diellit”

15:40 - 20/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Monika Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vila te rezidenca “Kodra e Diellit” në Tiranë, në pronësi të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj, janë sekuestruar me një vendin të Gjykatës së Posaçme, që ka aprovuar kërkesën e SPAK.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive, tha SPAK në një njoftim për mediat këtë të mërkurë.

Dy pasuritë e sekuestruara janë me sipërfaqe 448.9 m2 secila. Bëhet fjalë për vila dykatëshe me kat nëntokë dhe verandë. Në njoftim, prokuroria specifikon se njëra nga pasuritë e sekuestruara ka sipërfaqen e katit përdhe 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; kati nëntokë 139 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2. Kjo vilë është në pronësi të nënës së deputetes, Fatime Kryemadhi.

Ndërsa banesa e ish-kryetares së PL-së dhe ish-bashkëshortja e kreut aktual të kësaj partie Ilir Meta që është sekuestruar ka sipërfaqe:   kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë, kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K..

Kërkesa e SPAK për sekuestrot depozituar në gjykatë vjen në kuadër të procedimin penal ku të pandehur janë Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe dy persona të tjerë. Kryemadhi dhe Meta akuzohen për veprat penale të korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të dy i kanë mohuar akuzat duke i quajtur politike.

Ilir Meta është lënë nën masën e sigurisë arrest në burg nga të dyja shkallët e gjyqësorit, ndërsa Kryemadhi në detyrim paraqitje. E njëjta masë është caktuar për dy të akuzuarit e tjerë të procedimit penal, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Etiketa: Kryesore1Monika KryemadhiSpak

Lajme të lidhura

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni

14:18 - 01/03/26
Lufta në Gjirin Persik: Ambasadori Kurtezi jep detaje për 1500 shqiptarët në Dubai
Aktualitet

Lufta në Gjirin Persik: Ambasadori Kurtezi jep detaje për 1500 shqiptarët në Dubai

14:15 - 01/03/26
Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen
Breaking Views

Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

13:29 - 01/03/26
Para
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë/ Rama ja vë fajin opozitës, Tik-Tokut dhe Snapchatit: Mund ti mbyllim

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë/ Rama ja vë fajin opozitës, Tik-Tokut dhe Snapchatit: Mund ti mbyllim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë
Lajme

Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë

15:18 - 01/03/26

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar me një postim të fortë në rrjetet sociale, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama...

Lexo më shumë
Kombëtarja në misionin historik të play-off-it ndaj Polonisë

Kombëtarja në misionin historik të play-off-it ndaj Polonisë

14:55 - 01/03/26
I pandalshëm në kampionatin turk, Rey Manaj tund sërish rrjetën me Sivasspor

I pandalshëm në kampionatin turk, Rey Manaj tund sërish rrjetën me Sivasspor

14:30 - 01/03/26
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni

14:18 - 01/03/26
Lufta në Gjirin Persik: Ambasadori Kurtezi jep detaje për 1500 shqiptarët në Dubai

Lufta në Gjirin Persik: Ambasadori Kurtezi jep detaje për 1500 shqiptarët në Dubai

14:15 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com