GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“SPAK ka dy rrugë”, PD kërkon arrestimin e Veliajt për inceneratorin e Tiranës – Shkresat

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i PD: E-mail-i që inkriminon Veliajn në aferën e plehrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa Erion Veliaj pritet të paraqitet këtë javë në ambientet e SPAK, Partia Demokratike kërkoi sërish këtë të hënë arrestimin e tij për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Belind Këlliçi solli në kujtesë një deklaratë të Veliajt në Shtator 2017, i cili mbështeste koncesionin për inceneratorin.

“Siç e dëgjuat dhe vetë në këtë mbledhje, me krenari të madhe Erion Veliaj e cilësoi veten si heroi i pastrimit jo vetëm të qytetit Tiranë, por të të gjithë qarkut. I njëjti Erion i cili sot e quan veten një klient të thjeshtë, në atë mbledhje, me zë e me figurë, tha që këtë projekt e kishte kërkuar dhe finalizuar vetë ai. Dhe si rrallë herë, në këtë rast ai nuk gënjeu”, komentoi Këlliçi deklaratat e Veliajt.

Gjetjet në dosjen për Ahmetajn

Gjithashtu, solli në vëmendje konkluzionet e SPAK në dosjen “Ahmetaj”, për inceneratorin e Tiranës dhe letërkëmbimet e Veliajt me ish-ministrat e Financave Cani e Ahmetaj.

“Sipas dosjes së Altin Dumanit në rastin e hetimit të Arben Ahmetajt, për këtë projekt Erion Veliaj në janar të vitit 2016, i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, i cili në shkurt të vitit 2016 i përgjigjet se propozimi i dërguar duhet të qartësohet dhe të saktësohet sipas akteve ligjore në fuqi.

Në mars të vitit 2016, Erion Veliaj i ridërgon të njëjtën kërkesë Arben Ahmetajt, tashmë i emëruar Ministër Financash. Ndryshe nga Shkëlqim Cani, ministri Financave Arben Ahmetaj është dhe më i drejtpërdrejtë në argumentat e tij kundër këtij propozimi të Erion Veliajt…. Ajo çka Arben Ahmetaj i thotë Erion Veliajt është: Përse duhet dhënë ky shërbim me koncesion, kur është më e leverdishme ta bëjmë me paratë e buxhetit të shtetit”, u shpreh Këlliçi.

Apeli për SPAK

Sot pas 8 vitesh, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së, shkresa e Arben Ahmetajt rezulton më e qartë se kurrë.

“Inceneratori i Tiranës ka marrë më shumë se 130 milionë euro, e me këto para tashmë kjo vepër duhej të ishte e ndërtuar dhe funksionale, e nuk ishte e nevojshme që ky shërbim ti jepej me konçension një kompanie fantazmë për 30 vite.  Por Erion Veliaj, si pronar faktik i Inceneratorit të Tiranës, në mars të vitit 2017 firmosi miratimin e këtij konçensioni, në shkelje të Ligjit ‘Për vetqeverisjen vendore’, pa miratimin e Këshillit Bashkiak dhe pa miratimin e bashkive të qarkut Tiranë”, tha Këlliçi.

Shkresa së cilës iu referua Këlliçi

“Pas këtij momenti, duhet ta ritheksojmë se 130 milionë eurot që janë përfituar nga Inceneratori i Tiranës janë zhdukur dhe incenerator nuk ka. Prokurori i kësaj çështje Dritan Premçi ka dy rrugë. Ose të rrëzojë hetimet e Drejtuesit të SPAK Altin Dumani për të amnistuar Erion Veliajn, ose të zbatojë ligjin duke çuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë Erion Veliaj përpara drejtësisë. Rrugë tjetër NUK KA. Çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë është një mundësi për të, që të mund të zhdukë provat dhe të thellojë këtë krim financiar unik në Europë”, përfundoi ai.

Etiketa: Belind KelliciErion VeliajInceneratori i TiranesKryesore1PD

Lajme të lidhura

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
Bukurosh Maçi i Peqinit i jep 84 MLN lekë “Kastratit”, merr “karton të kuq” për tenderin

Bukurosh Maçi i Peqinit i jep 84 MLN lekë “Kastratit”, merr “karton të kuq” për tenderin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re
Sport

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26

Klasi dhe cilësia e Mohamed Salahut, së bashku me këmbënguljen e futbollistëve egjiptianë, i dhuruan “Faraonëve” një përmbysje mbresëlënëse dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis