GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK pezulloi hetimet për Olsi Ramën, Bardhi: Mos u bëni qesharakë!

21:59 - 10/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet vendimi/ Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim, pse SPAK nuk nisi hetim për Olsi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas njoftimit të SPAK se nuk ka gjetur asnjë provë që të përfshijë Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, në dosjen “Xibraka”

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh: “Hetimet kanë përfunduar, por nuk kanë përfunduar”. Ky ishte thelbi qesharak i atij njoftimi të prokurorisë, të cilin e kam paralajmëruar që ditën e parë kur kam denoncuar me fakte dyshimin e arsyeshëm se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka një përfshirje të mundshme në çështjen e laboratorit të Xibrakës. Më tej, thonte që ka dërguar dosjen që policia të bëjë përpjekje për të gjetur ato që fshehu para 10 vitesh. Prokuroria nuk ka hetuar fare. Ajo deklaron vetë se e ka të pamundur të identifikojë personat e përfshirë. Njoftimi se njëri prej tyre nuk është i përfshirë, por ne nuk e dimë se kush janë të tjerët, është fiks logjika që u përdor para 10 vitesh nga policia që na tha se kishte identifikuar moshën e personit, por nuk gjente dot emrin”.

“I kuptoj prokurorët e SPAK-ut pasi ndihen të intimiduar nga pushteti i Edi Ramës, por nuk kanë asnjë arsye për t’u bërë qesharakë. Personalisht, e kisha të qartë pamundësinë e tyre për të ndëshkuar dikë që ka statusin e të pandëshkueshmit për shkak të pushtetit të vëllait. Në 4 prill 2024, ministri i Brendshëm i kohës, Taulant Balla, deklaronte se ai kishte dijeni se kush ishte personi 45 vjeç, por pa emër. Unë pyes prokurorin nëse e ka thirrur Ballën për ta pyetur për këtë informacion? Mjafton ky fakt për të treguar se nuk ka pasur hetim për të zbardhur të vërtetën”, shton Bardhi.

Etiketa: Edi RamaGazment BardhiSpak

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Dedektivi privat: Gratë shqiptare dyshojnë se burrat i tradhtojnë me sekretaret

Dedektivi privat: Gratë shqiptare dyshojnë se burrat i tradhtojnë me sekretaret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com