GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Paratë e drogës në ndërtim’/ Balliu: SPAK duhet të hetojë Edi Ramën, asnjë kullë nuk ngrihet pa firmën e tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
‘Paratë e drogës në ndërtim’/ Balliu: SPAK duhet të hetojë Edi Ramën, asnjë kullë nuk ngrihet pa firmën e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka ngritur sërish shqetësimin për sektorin e ndërtimit në vend, që sipas selisë blu është kthyer në një lavatriçe gjigante për pastrimin e miliarda eurove të gjeneruara nga kartelet e drogës.

Në një deklaratë për mediet nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i PD, Klevis Balliu hodhi akuza drejt qeverisë, duke e bërë kryeministrin përgjegjës kryesor për lejimin dhe favorizimin e kësaj skeme kriminale që po deformon rëndë ekonominë e vendit.

Nga të dhënat e publikuara nga raporte të rëndësishme ndërkombëtare, si ai i DASH 2025 dhe “Global Initiative”, Balliu tha se shifrat janë alarmante, ku rreth 1.6 miliardë euro besohet të jenë kanalizuar në pasuri të paluajtshme vetëm në periudhën 2017-2019.

Kjo situatë, sipas tij, ka çuar në mbirjen e mijëra apartamenteve bosh në kryeqytet dhe në një rritje artificiale të çmimeve, duke lënë pasojën më të rëndë sociale: “brezin pa shtëpi”.

Paralelisht me këtë situatë të rënduar, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat, kreu i qeverisë akuzohet se refuzon në mënyrë të përsëritur interpelancat dhe seancat dëgjimore në komisionet parlamentare për të dhënë llogari mbi këtë situatë.

Balliu pati dhe një thirrje të drejtpërdrejtë për SPAK, që të mos mjaftohet me goditjen e trafikantëve të nivelit bazë, por të hetojë zinxhirin komandues politik.

Deklarata

Kjo aleancë mes pushtetit dhe krimit gjeneroi fitime marramendëse për kartelet e drogës, duke krijuar një problem thelbësor: ku do të përfundonin miliardat e përfituara nga aktiviteti kriminal? Përgjigjja ishte ndërtimi. Partia Demokratike ka denoncuar prej vitesh përdorimin e sektorit të ndërtimit dhe të resorteve turistike si mekanizmin kryesor për pastrimin e parave të drogës. Ne nuk kemi folur me aludime. Kemi denoncuar me emra dhe mbiemra organizatat kriminale, kompani dhe individë të lidhur me këtë skemë, ndërkohë që shumë të tjerë heshtnin dhe vazhdojnë të heshtin edhe sot. Pak javë më parë, në emër të opozitës, kërkova interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e pastrimit të parave te kullat dhe në sektorin e ndërtimit në tërësi. Kjo kërkesë u refuzua duke mohuar transparencën dhe llogaridhënien që kërkon Kushtetuta.

Jo vetëm kaq, por Edi Rama zgjodhi të sulmojë opozitën dhe denoncimet tona duke pretenduar se po dëmtonin imazhin e sektorit të ndërtimit. Refuzimi i llogaridhënies nuk u ndal me kaq. Në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, kam kërkuar gjithashtu zhvillimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Edi Rama, për të dhënë shpjegime mbi pastrimin e parave të drogës në sektorin e ndërtimit dhe mbi rolin e institucioneve shtetërore në këtë fenomen. Edhe kjo kërkesë u refuzua. Edi Rama zgjodhi të mos paraqitet përpara komisionit parlamentar duke shmangur detyrimin e tij për llogaridhënie dhe duke u fshehur nga pyetjet që kërkojnë përgjigje. Kjo nuk është thjesht mungesë respekti ndaj Kuvendit, kjo është frika nga faktet.

Sot faktet flasin vetë. Hetimet e fundit të SPAK kanë nxjerrë në pah qindra miliona euro që dyshohet se janë pastruar përmes sektorit të ndërtimit dhe investimeve në pasuri të paluajtshme, duke vërtetuar pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar prej vitesh. Raportet ndërkombëtare janë po aq të qarta. Raporti i DASH 2025 identifikon sektorin e ndërtimit si një nga mekanizmat kryesorë të përdorur nga rrjetet kriminale shqiptare për pastrimin e parave. Raporti i Global Initiative Against Transnational Organized Crime vlerëson se rreth 1.6 miliardë euro, para të pista, janë kanalizuar në pasuri të paluajtshme gjatë viteve 2017-2019. 59% e kompanive që kanë marrë leje për ndërtesa mbi 6 kate nuk dispononin kapacitetet financiare të nevojshme për realizimin e projekteve. Vetëm rreth 22% e aktivitetit të ndërtimit në vitin 2024 rezulton të jetë financuar nga sistemi bankar.

Në Tiranë ekzistojnë djerrina, mijëra apartamente të pabanuara, ndërsa ndërtimi vazhdon në ritme rekord duke treguar se ky sektor nuk po udhëhiqet nga kërkesa reale e tregut, por nga interesat e krimit të organizuar. Kjo skemë ka prodhuar pasoja katastrofike për vendin. Ajo ka fuqizuar krimin e organizuar, ka deformuar ekonominë, ka shkatërruar konkurrencën e ndershme, ka rritur artificialisht çmimet e banesave dhe ka krijuar atë që sot quhet me të drejtë: brezi pa shtëpi, ku mijëra të rinj shqiptarë nuk kanë asnjë mundësi të blejnë një banesë në vendin e tyre. Pikërisht për këtë arsye çdo hetim serioz duhet të shkojë deri tek përgjegjësit politikë. Është e pamundur të flitet për kulla shumëkatëshe, komplekse turistike dhe projekte gjigante ndërtimi, pa folur për rolin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe të atij të organit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama. Asnjë kullë, asnjë resort strategjik dhe asnjë projekt i përmasave të mëdha nuk mund të ndërtohet pa lejet dhe vendimmarrjet që burojnë nga institucionet e drejtuara prej vetë Edi Ramës.

Prandaj, mosmarrja në pyetje e Edi Ramës përbën një mangësi të rëndë në çdo hetim mbi pastrimin e parave në ndërtim. Nëse hetohen trafikantët dhe biznesmenët, por nuk hetohet njeriu që ka drejtuar institucionin që ka miratuar këto projekte, atëherë lind e drejta legjitime për të pyetur nëse synimi është zbulimi i së vërtetës apo kufizimi i hetimit larg përgjegjësisë politike. Askush nuk mund të pastrojë qindra miliona euro në kulla shumëkatëshe pa lejen e ndërtimit. Askush nuk mund të ndërtojë projekte strategjike pa miratimin përkatës. Askush nuk mund të përfitojë nga kjo skemë pa mbrojtje politike. Për këtë arsye, çdo hetim që ndalet tek trafikantët dhe nuk arrin tek vendimmarrësit politikë, është një hetim i paplotë.

Edi Rama nuk mund të paraqitet si spektator në një proces ku ai ka qenë vendimmarrësi kryesor. Ai nuk mund të fshihet pas vartësve të tij. Ai nuk mund të refuzojë pafundësisht interpelancat parlamentare, seancat dëgjimore dhe kërkesat për transparencë, ndërkohë që faktet po dalin njëra pas tjetrës. Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet e vetmja forcë politike që e ka ngritur vazhdimisht këtë alarm. Ne kemi denoncuar kartelet e drogës, pastrimin e parave në ndërtim, deformimin e tregut dhe lidhjet e pushtetit me krimin, në një kohë ku shumë të tjerë zgjodhën heshtjen dhe vazhdojnë të heshtin. Sot u bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese të mos ndalen tek hallkat e fundit të zinxhirit. Shqipëria nuk ka nevojë për spektakël mediatik, por për drejtësi të plotë.

Duhet të hetohen jo vetëm trafikantët dhe përfituesit ekonomikë, por edhe zyrtarët politikë që kanë krijuar kushtet për këtë skemë gjigante pastrimit parash. Koha e heshtjes ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë ka ardhur dhe përgjegjësia fillon nga maja e piramidës së pushtetit. Nëse SPAK kërkon të zbardhë të vërtetën, duhet të ndjekë provat deri në fund. Dhe fundi i këtij zinxhiri nuk ndodhet thjesht dhe vetëm te trafikantët. Fundi i këtij zinxhiri të çon te firma politike që ka lejuar mbrojtjen dhe promovuar modelin e ndërtimit, që sot rezulton një lavatriçe e fortë për pastrimin e parave, siç po faktohet çdo ditë e më shumë. Për këtë arsye Edi Rama duhet të merret në pyetje dhe të hetohet. Ndaj, i ftoj qytetarët të mbështesin protestën e të rinjve dhe të rejave që Edi Rama me kartelet e tij i kanë lënë pa shtëpi, të vazhdojmë mbështetjen ndaj këtyre protestuesve guximtarë deri në dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të Edi Ramës.

Etiketa: hetimRamaSpak

Lajme të lidhura

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!
Aktualitet

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!

13:45 - 17/06/26
Kinematografia  dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala
Aktualitet

Kinematografia dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

13:26 - 17/06/26
U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

13:21 - 17/06/26
Para
Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, studentët dhe pedagogët të japin kontributin e tyre

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, studentët dhe pedagogët të japin kontributin e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!
Aktualitet

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!

13:45 - 17/06/26

Mungesa e deputetes Marjana Koçeku në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme nuk e la jashtë vëmendjes çështjen e...

Lexo më shumë
Kinematografia  dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

Kinematografia dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

13:26 - 17/06/26
U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

13:21 - 17/06/26
Marjana Koçeku deklaroi se po kërcënohet me jetë, reagon avokati i Bajrave: Akuzat të bazohen mbi prova

Marjana Koçeku deklaroi se po kërcënohet me jetë, reagon avokati i Bajrave: Akuzat të bazohen mbi prova

12:46 - 17/06/26
Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet

Rama nuk u ndahet protestuesve: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga me ulërima dhe kore linçimi

12:35 - 17/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetpadişahbetjojobetcasibom girişgrandpashabet girişjojobet girişcasibomgrandpashabet giriş