GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vlera marramendëse/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së nipit të deputetit socialist

09:12 - 14/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i SPAK-ut dhe BKH-së vizitë në SHBA, takime me DASH, FBI-në dhe DEA-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim të tyre sot në datën 13.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive.

Makina të shtrenjta, apartamente, garazhe, orë “Rolex” dhe një shumë prej 2750 euro, janë disa nga pasuritë me vlerë marramendëse që SPAK kërkon që t’i sekuestrohet Rrajës.

Njoftim për shtyp

Bazuar në parashikimet e Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr.2, në ngarkim të shtetasve Redjan Rraja etj.
Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim të tyre sot në datën 13.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive si më poshtë:
Ø Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
Ø Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
Ø Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Ø Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Ø Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Ø Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Ø Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.
Ø Një orë dore Roleks.
Ø Shuma prej 2750 Euro.

Këto pasuri janë sekuestruar me vendimin nr.22 datë 23.10.2021 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Redjan Rraja u arrestua në vitin 2019 pas një atentati ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho si dhe Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vdekur në atentat, kurse prokurori Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur. Në makinën që autorët braktisën por që nuk mundën ta djegin pasi dyshohet të mos u jetë hapur bagazhi ku kishin shishet me benzinë, u gjetën ndër të tjerë një palë syze mbi të cilat pati gjurmë gishtërinjsh që i korrespondojnë Redjan Rrajës, nga Nikla e Fushë-Krujës.

Etiketa: deputetKryesore1Rraja

Lajme të lidhura

Dhurata e Erdoganit për Ramën, Reagon Turkish Airlines: Avioni nuk ishte i yni
Aktualitet

Dhurata e Erdoganit për Ramën, Reagon Turkish Airlines: Avioni nuk ishte i yni

19:50 - 29/12/25
Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra…
Aktualitet

Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra…

19:09 - 29/12/25
Mourinho: Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2
Aktualitet

Mourinho: Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2

17:59 - 29/12/25
Para
Ylli Limani pjesë e “BBVIP 2”? Ky është detaji që ngriti dyshimet (FOTO)

Ylli Limani pjesë e “BBVIP 2”? Ky është detaji që ngriti dyshimet (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas
Breaking Views

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas

23:26 - 29/12/25

Roma fitoi 3-1 ndaj Genoas, duke mbyllur kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i Gasperinit mbylli...

Lexo më shumë
E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

23:09 - 29/12/25
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

22:50 - 29/12/25
“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

20:54 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com