GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

SPAK “vërteton” tezën e Ramës se inceneratori është OK

18:09 - 30/03/22
në Opinion, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK “vërteton” tezën e Ramës se inceneratori është OK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Zef Preçi

 

Nëse SPAK po çon në burg deputetin A. Bllako me argumentin e diskutueshëm se babai i tij është shpërblyer për punë të pakryer në një kompani private e cila ishte përzgjedhur nën drejtimin e tij, automatikisht nuk mund të përjashtohen edhe sqarimet e mëposhtme.

  1. Punimet e ndërtimit dhe administrimit të një vepër të tillë me para publike (inceneratorët) pasqyrohen në stacionet përkatëse. Dmth shpenzimet e kryera, vetëm ato që janë parashikuar në kontratën koncesionare, likuidohen (paguhen) nga buxheti i shtetit. Çdo shpenzim tjetër, që nuk është parashikuar ne koston e veprës se ndërtimit dhe menaxhimit te saj, ligjërisht nuk mund te paguhet nga buxheti i shtetit. Zyrtaret e larte te Ministrises së Mjedisit ne Komisionin hetimor deklaruan se nuk kane bere asnjë verifikim të kryerjes se këtyre shpenzimeve nen argumentin se kjo është pune e supervizoreve. Atëherë këtu lind pyetja e pare: nëse SPAK ka gjetur gjurmë dërgesash për pune te pakryer ne shumën 4 milionë Euro në rastin e ish-shefit te z. Bllako dhe rreth 150 mijë Euro për vete z. Bllako përmes pagesës së të atit për pune të pakryer, përse nuk hetohen dhe merren të pandehur supervizorët që kanë certifikuar punimet e pakryera duke dëmtuar kështu arkën e shtetit? E njëjta gjë lidhet me mungesën e plote te dy inceneratorëve, me pagesat për udhëtimet jashtë vendit, etj.

 

  1. Burime te ndryshme flasin për miliona Euro te shpenzuara për të blerë mas-median ose për të kompensuar financiarisht një numër opinionistësh si pjesë të makinerisë propagandistike te pushtetit. Nuk besoj se institucionet shtetërore psh Ministria e Ekonomisë dhe Financave të ketë qenë aq e çmendur sa të miratojnë ne koston e projekteve individuale te inceneratoreve edhe shpenzime te tilla, qofte edhe nen emrin e promocionit për te cilin rezulton se janë shpenzuar. Atehere pyetja e natyrshme është: SPAK a është duke hetuar në këtë drejtim dmth si për përgjegjësinë e palëve zyrtare të përfshira (nëse kane lejuar parashikime ne zera te tille kostoje qe nuk lidhen me qëllimin e koncesionit) ashtu edhe për detyrimin e palëve për të kthyer paratë e grabitura “me ligj” ne buxhetin e shtetit. Publikimi i një listë pagash vetëm disa muaj me pare dha mundësinë për te mësuar emra protagonistesh të mbipaguar për punë të pakryer me para buxhetore koncesionesh, por me rol jo të vogël ne helmimin e opinionit publik në favor të qeverisë…

 

  1. Për t’u kthyer te argumenti i fillimit: duke gjurmuar vetëm korrupsionin, SPAK duket se ushqen tezen e njohur te z. Rama se “hetimet nuk thonë asgjë për procedurën e cila rezulton e rregullt”, dhe po e mban stekën te “peshq” te pavlere (ndjese për alegorinë), ndërsa “peshkaqenët” e vërtetë të kësaj afere vazhdojnë të lëvizin fijet e pushtetit e ndoshta edhe teatrin e arrestimeve të derisotme. E nëse SPAK ecën në këtë drejtim, do të jetë një rruge e gjate dhe pakrye për te gjetur edhe 396 milionë Euro te tjera, përveç atyre 4 milionë Euro që thotë se i ka gjet se në cilat llogari kanë përfunduar. Në të vërtetë demi me i madh i është bërӕ buxhetit te shtetit përmes procedurës, qysh nga shpallja e emergjencës mjedisore apo nxitja e saj, ndërtimi i kompanive si rrjete merimange për te grabitur buxhetin, transferimi i parave jashtë vendit ne llogari off-shore deri te vazhdimi i pagesave edhe ne ditët e sotme. Kjo duket aq e vërtetë dhe se aq shumë dinë dhe zotërojnë informacion për zyrtare të lartë të qeverise koncesionarët ne arrati aq sa qeveria nuk guxon as te ndërpresë pagesat ne një aferë kaq te lexueshme për cilindo qytetar, votues e taksapagues te këtij vendi. Një kontrate e fituar ne rrugë korruptive apo e dyshuar si e tillë, mund të kontestohet ligjërisht dhe askush nuk do ta paralizonte shtetin shqiptar nëse vepron në mbrojtje të interesave publike.

 

Përtej pritshmërie të mëdha te opinionit publik për rezultate nga SPAK, mendoj së të gjithë duhet të kontribuojmë në mbështetjen e këtij institucioni, duke e konsideruar këtë mbështetje si ndërtim i urave midis shtetit dhe qytetarit, për një Shqipëri me të jetueshme.

 

 

Etiketa: Alqi Bllakokryesore2Spak

Lajme të lidhura

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë
Aktualitet

Bardhi i drejtohet Kuvendit: Qeveria të japë llogari për përmbytjet

16:30 - 08/01/26
Berisha: Ergys Agasi u shiti armiqve të NATO-s të dhëna që i ishin besuar Shqipërisë dhe përgjoi ambasadat
Uncategorized

Berisha: Ergys Agasi u shiti armiqve të NATO-s të dhëna që i ishin besuar Shqipërisë dhe përgjoi ambasadat

13:28 - 07/01/26
Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin
Aktualitet

Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin

16:20 - 06/01/26
Para
Plehrat janë vdekje urbane, kurse pastrimi i plehrave janë vdekja e demokracisë

Si e shkatërron ekonominë ngritja e çmimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com