GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i SPAK: Në 6 muajt e fundit kemi hetuar 16 zyrtarë të lartë dhe sekuestruar 440 mln Euro në prona

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho ka zhvilluar një takim informues me gazetarët, ku ka folur për numrin e procedimeve aktive të institucionit.

Braho bëri të ditur se viti 2026 ka nisur me një numër të lartë çështjesh në hetim, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë rezultat i hetimeve të nisura nga vetë prokurorët e SPAK.

“Ajo që doja të ndaja është volumi. Viti 2026 ka nisur me 616 procedime aktive. Nuk dua të bëj krahasim se si ka punuar prokuroria më parë dhe si punon tani”, u shpreh ai.

Sipas Brahos, më shumë se gjysma e procedimeve aktive nuk kanë nisur nga kallëzime apo referime të ardhura nga jashtë institucionit, por nga hetime proaktive të ndërmarra nga SPAK.

Ai zbulon se gjatë periudhës 1 janar–15 korrik 2026, SPAK ka hetuar 13 procedime penale që përfshijnë 16 zyrtarë/ish-zyrtarë të nivelit të lartë dhe drejtues institucionesh.

“Pjesën më të madhe të personave të përfshirë e përbëjnë kryetarët ose ish-kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve qendrore. Këto dy kategori përfaqësojnë së bashku 10 nga 16 personat, ose 62.5% të totalit”- shprehet ai.

Pjesë nga deklarata:

3. ECURIA E ÇËSHTJEVE TË PRAPAMBETURA TË VITEVE 2019–2021

3.1. Krahasimi i së njëjtës periudhë të viteve 2025 dhe 2026 tregon një përshpejtim të ndjeshëm të trajtimit të çështjeve të prapambetura të regjistruara gjatë viteve 2019–2021. Gjatë periudhës 1 janar–15 korrik 2025, nga 145 çështje aktive u përfunduan 12, me një normë të përgjithshme zgjidhshmërie prej 8,27%. Në të njëjtën periudhë të vitit 2026, nga 108 çështje aktive u përfunduan 63 procedime penale, me një normë zgjidhshmërie prej 58,3%.

3.2. Në terma absolute, gjatë vitit 2026 janë përfunduar 51 çështje më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2025, ose mbi pesë herë më shumë. Norma e përgjithshme e zgjidhshmërisë është rritur me rreth 50 pikë përqindje, nga 8,27% në 58,3%, pavarësisht se krahasimi përfshin të njëjtën kohë raportimi.

3.3. Përmirësimi më i madh konstatohet te çështjet e vitit 2019. Deri më 15 korrik 2025 ishin përfunduar vetëm 2 nga 35 çështje, me normë zgjidhshmërie 5,71%, ndërsa deri më 15 korrik 2026 janë përfunduar 24 nga 26 çështje, ose 92,3% e stokut të fillim vitit. Në proces kanë mbetur vetëm 2 çështje të këtij viti.

3.4. Edhe për çështjet e vitit 2020 rezultati është dukshëm më i lartë. Norma e zgjidhshmërisë është rritur nga 10,2% në vitin 2025 në 78,9% në vitin 2026. Nga 38 çështje aktive në fillim të vitit 2026 janë përfunduar 30 dhe kanë mbetur në proces vetëm 8 çështje.

3.5. Për çështjet e vitit 2021 është shënuar gjithashtu progres, por me ritëm më të kufizuar. Norma e zgjidhshmërisë është rritur nga 8,19% në 20,5%, ndërsa janë përfunduar 9 nga 44 çështje aktive. Megjithatë, 35 çështjet e vitit 2021 që mbeten në proces përfaqësojnë 77,8% të të gjithë stokut të mbetur të viteve 2019–2021.

3.6. Në përfundim, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2026 puna është përqendruar me rezultat të dukshëm në reduktimin e stokut më të vjetër, veçanërisht të çështjeve të viteve 2019 dhe 2020. Sfida kryesore për pjesën e mbetur të vitit është përshpejtimi i trajtimit të çështjeve të vitit 2021.

4. PROCEDIMET ME ZYRTARË TË NIVELIT TË LARTË

4.1. Gjatë periudhës 1 janar–15 korrik 2026, SPAK ka hetuar 13 procedime penale që përfshijnë 16 zyrtarë/ish-zyrtarë të nivelit të lartë dhe drejtues institucionesh.

4.2. Pjesën më të madhe të personave të përfshirë e përbëjnë kryetarët ose ish-kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve qendrore. Këto dy kategori përfaqësojnë së bashku 10 nga 16 personat, ose 62.5% të totalit.

 

Etiketa: hetimeSpakzyrtare

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës

21:44 - 19/08/26
Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK
Aktualitet

Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK

21:32 - 19/08/26
Protestuesja rendit dështimet e qeverisë: Aeroporti i Kukësit u premtua me 300 mijë pasagjerë, sot fluturimet mungojnë
Aktualitet

Protestuesja rendit dështimet e qeverisë: Aeroporti i Kukësit u premtua me 300 mijë pasagjerë, sot fluturimet mungojnë

21:20 - 19/08/26
Para
A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës

21:44 - 19/08/26

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit të udhëhequr nga gratë dhe vajzat e rreshtuar në fillim, kanë nisur marshimin...

Lexo më shumë
Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK

Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK

21:32 - 19/08/26
Protestuesja rendit dështimet e qeverisë: Aeroporti i Kukësit u premtua me 300 mijë pasagjerë, sot fluturimet mungojnë

Protestuesja rendit dështimet e qeverisë: Aeroporti i Kukësit u premtua me 300 mijë pasagjerë, sot fluturimet mungojnë

21:20 - 19/08/26
Anëtari i PPNA: Shkatërrimi i natyrës nisi me Aeroportin e Vlorës, u shpërfillën ekspertët! Me këtë ndërtim, po vënë në rrezik qytetarët

Anëtari i PPNA: Shkatërrimi i natyrës nisi me Aeroportin e Vlorës, u shpërfillën ekspertët! Me këtë ndërtim, po vënë në rrezik qytetarët

21:11 - 19/08/26
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës “Orange”

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës “Orange”

20:52 - 19/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com