GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Spanja “macja e zezë’ për Shqipërinë, kuqezinjtë do të kërkojnë të thyejnë “mallkimin”

12:02 - 23/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanja “macja e zezë’ për Shqipërinë, kuqezinjtë do të kërkojnë të thyejnë “mallkimin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të ketë një mision tepër të vështirë të hënën në mbrëmje, pasi i duhet të mposhtë një nga skuadrat më të mira në planet për t’u kualifikuar në 16 Kombëtaret më të forta të Euro 2024.

Të besuarit e Sylvinhos, ndonëse të ndodhur në “grupin e ferrit”, janë ende në lojë për të kaluar fazën e grupeve dhe për të shkruar historinë.

Spanja, me potencialin e madh që ka dhe atë që ka treguar ndaj Kroacisë e Italisë, është një nga kandidatet për të fituar Europianin në tokën gjermane.

Skuadra e Luis De la Fuentes është një nga tri skuadrat e vetme , plus Gjermani e Portugali, që kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Me kualifikimin e siguruar, spanjollët pritet të jenë më të lehtësuar e pa presionin e rezultatit apo kualifikimit, diçka që djemtë kuqezi do të përpiqen ta shfrytëzojnë për të realizuar mrekullinë shqiptare në Dusseldorf.

Historia në përballjet me ekipin “La Roja” nuk është aspak pozitive, pasi në të shkuarën jemi ndeshur në 8 raste me Spanjën, duke regjistruar po kaq humbje!

Iberikët mund të quhen në plot kuptimin e fjalës një “mace e zezë” për Shqipërinë, që u ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka pësuar 31. Ndeshja e fundit u regjistrua në datën 26 mars të vitit 2022 në Barcelonë, takim që vendasit e fituan 2-1.

Gjithsesi, thuhet se gjithnjë ka një herë të parë e të gjithë në Shqipëri shpresojnë që ky të jetë rasti që ekipi kombëtar të marrë të parën fitore në histori përballë Spanjës.

Një fitore krenarie dhe të paharrueshme, pasi bëhet fjalë për ndeshjen më të rëndësishme në histori për Shqipërinë.

Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë.

Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.

Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do “pikturohet” kuqezi.

Etiketa: mrekulliShqiperiSpanja

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Veliaj, natën me bosët e pastrimit të parave dhe ditën në Katedrale!

Xhaferri: Rama kërkon të jetë edhe kryeministër edhe kryebashkiak i Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com