GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Spanjë, protesta për dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit

15:22 - 29/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Spanjë, protesta për dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët kryesorë të Federatës Spanjolle të Futbollit i kërkuan presidentit të pezulluar, Luis Rubiales të jepte dorëheqjen të hënën për shkak të sjelljeve të tij në Kupën e Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të një futbollisteje pasi Spanja fitoi ndeshjen finale të kampionatit. Ndërkohë, në Madrid organizatat feministe mbajtën një protestë në mbështetje të futbollistes Jeni Hermoso dhe duke kërkuar dorëheqjen e zotit Rubiales.

Pedro Malabia, Shef i Strategjisë në Lidhjen Spanjolle të Futbollit për Femra, tha se Luis Rubiales nuk mund të jetë më në krye të organizatës.

“Qeveria deklaroi në mënyrë shumë të qartë se është në pritje të vendimit të gjykatës sportive dhe se edhe ajo do ta pezullojë përkohësisht zotin Rubiales. Edhe shoqëria civile është shprehur në mënyrë të qartë. Mendoj se Luis Rubiales dhe ekipi i tij drejtues nuk mund të qëndrojnë më në krye të federatës. Federata e futbollit nuk u përket atyre, ajo i përket futbollit spanjoll dhe mendoj se shoqëria ka dhënë një mesazh të qartë: kjo nuk është ajo që Spanja pret nga kjo organizatë”, tha ai.

Rubiales është përballur me një lumë kritikash nga e gjithë bota për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të futbollistes së kombëtares së Spanjës Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj gjatë ceremonisë së marrjes së trofeut në fushë.

Ai gjithashtu u kritikua gjerësisht për një gjest tjetër të pahijshëm pas fitores ndërsa ishte ulur afër mbretëreshës së Spanjës Letizia dhe vajzës së saj adoleshente, Princeshës Sofia.

Protestuesit dolën në rrugët e Madridit të hënën për të treguar mbështetjen për futbollisten e kombëtarës spanjolle, Jenni Hermoso dhe për të kërkuar dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit, Rubiales pas gjestit të tij ndaj saj.

Zëvendëskryeministrja spanjolle Yolanda Diaz mori pjesë në protestën e organizuar nga grupet feministe.

Protestuesit kritikuan ashpër sjelljet e presidentit të federatës spanjolle të futbollit, Lusi Rubiales.

“Ishte tmerrësisht e neveritshme. Para se të shihet nga afër puthja që ai i dha futbollistes Hermoso pa pëlqimin e saj, ai bëri gjithë ato përqafime dhe prekje krejtësisht të papërshtatshme. Para gjithë këtyre përfaqësuesve ndërkombëtarë në Botëror ai po prekte në mënyrë të papërshtatshme lojtaret. Mendoj se këto sjellje ishin një abuzim me pushtetin sepse ai është president i federatës së futbollit”, tha protestuesja Guadaluper Martin.

Prokurori i Gjykatës së Lartë të Spanjës hapi të hënën një hetim paraprak ndaj kreut të federatës së futbollit, Luis Rubiales për të përcaktuar nëse veprimet e tij do të konsiderohen një akt abuzimi seksual.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit tha se gjykata kishte marrë disa ankesa, por do të niste një hetim të plotë të rastit vetëm nëse një e gjë e tillë do të kërkohej nga futbollistja Hermoso. Ajo ka thënë se puthja nuk ishte bërë me pëlqimin e saj.

Kjo lëvizje rriti trysninë mbi zotin Rubiales, i cili u pezullua nga FIFA të shtunën mes kritikave në rritje për incidentin në ceremoninë e dhënies së medaljeve pas fitores së Spanjës në Sidni më 20 gusht./VOA

Etiketa: Futbollprotestespanje

Lajme të lidhura

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht
Breaking Views

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26
Para
Adnan Januzaj drejt transferimit në Superligën e Arabisë

Adnan Januzaj drejt transferimit në Superligën e Arabisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania
Breaking Views

Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania

08:46 - 11/03/26

Prej më shumë se 2 orësh, mbreme janë raportuar probleme me shërbimin e kompanisë së telekomunikacionit One Albania në vend....

Lexo më shumë
Paralajmërimi i SHBA: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut

Paralajmërimi i SHBA: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut

08:25 - 11/03/26
Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit

07:45 - 11/03/26
Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

07:30 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com