GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Spiropali denoncohet në KPP: Porosit 1 milion euro Inteligjencën Artificiale, merr model parlamentin afrikan!

20:22 - 10/04/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Spiropali denoncohet në KPP: Porosit 1 milion euro Inteligjencën Artificiale, merr model parlamentin afrikan!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kritere diskriminuese dhe përjashtuese që favorizojnë operatorë të caktuar”, ky është thelbi i denoncimeve të kompanive që marrin pjesë në tenderin e Kuvendit të Shqipërisë për vendosjen e AI. Kështu, për të tretën herë rresht, pezullohet tenderi për vendosjen e Inteligjencën Artificiale në sallën e Kuvendit. Këtë radhë janë ankesat e bizneseve në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) që automatikisht pezullojë procedurën deri në shqyrtimin e tyre.

Tenderi me fondin limit 74478400 lekë pa TVSH, i autorizuar nga kryetarja Eliza Spiropali ka për objekt “Blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio- video të Kuvendit, bazuar në Inteligjencën Artificiale dhe shërbim mirëmbajtje për 48 muaj”.

Tenderi i cili u shpall në janar 2025 është ankimuar këto ditë nga dy kompani konkurruese. Njëra prej tyre është “DATA Log” shpk, e cila kërkon ndryshimin e kritereve dhe kushteve të tenderit.

Komisioni i Spiropalit vendos një standard afrikan konkurrentët

Tenderi për vendosjen e Inteligjencës Artificiale është qepur për ta fituar një kompani e paracaktuar. Vendosja e kritereve të paarritshme dhe të çuditshme e bëjnë përjashtuese procedurën.

Kështu, kërkohet të paktën 1 zhvillues i certifikuar për standardin “Akoma Ntoso”. “Përcaktimi i një kriteri të tillë është jo proporcional me objektin e kontratës,- ankohet “DATA Log. Kërkesa është tepër kufizuese dhe nuk është në përpjesëtim me nevojat reale të kësaj procedure prokurimi”.

Sipas kompanisë, nuk ekzistojnë certifikime të standardizuara dhe të njohura ndërkombëtarisht për “Akoma Ntoso”. Standardi “Akoma Ntoso” është zhvilluar si një iniciativë e hapur për normativë afrikane, siç mund të konstatohet shumë thjeshtë me një kërkim në Google: Akoma Ntoso (“zemrat e lidhura” në gjuhën akane të Afrikës Perëndimore) përcakton një grup përfaqësimesh elektronike të thjeshta neutrale ndaj teknologjisë në formatin XML të dokumenteve parlamentare, legjislative dhe gjyqësore. Por, nuk ekziston asnjë autoritet ndërkombëtar i akredituar apo ndonjë kompani me reputacion të njohur botërisht që ofron certifikim zyrtar të zhvilluesve për këtë standard.

“Përcaktimi i një kërkese për një ìinstitucion certifikuesî për “Akoma Ntoso” është teknikisht e paqartë dhe lejon hapësirë subjektiviteti apo diskriminimi. Përfshirja e këtij kriteri përjashton padrejtësisht operatorët ekonomik që kanë aftësi reale teknike, por që nuk disponojnë një certifikim formal të pamaterializueshëm (Akoma Ntoso)”, thekson në ankesën e saj kompania “DATA Log”.

“Vendosja e këtij kriteri ka natyrë diskriminuese dhe kufizuese, pasi redukton pa arsye objektive numrin e operatoreve që mund të marrin pjesë”. Po ku e gjeti Spiropali këtë standardin afrikan?! E çuditshme! Çfarë nuk sajohet kur në mes janë pazaret!

Po ashtu në dokumentet e tenderit kërkohen autorizime që nuk ekzistojnë si për shembull nga “Oracle”. “Duke qenë se kompania jonë është partnere zyrtare e kompanisë “Oracle” i bëjmë me dije Kuvendit dhe ju si KPP, që kompania Oracle (dhe për pasojë as distributorë të autorizuar të saj) nuk lëshon autorizime për zhvillues (persona). Pra nuk lëshon Autorizim për stafin e Operatorit Ekonomik. Kompania Oracle lëshon “Autorizim Prodhuesi” për produktet Oracle drejt partnerëve të saj”, njofton “DATA Log”.

Nga ana  tjetër, në specifikimet teknike të tenderit mungon plotësisht informacioni mbi pajisjet audio-video ekzistuese. Për më tepër, AK ka refuzuar të japë përgjigje ndaj kërkesës për sqarim të ngarkuar në sistem, lidhur me listën e pajisjeve audio-video ekzistuese.

Në mungesë të këtij informacioni, për operatorët ekonomik të interesuar në këtë procedurë, behet e pamundur pjesëmarrja, duke mos ditur nëse i plotësojnë dot këto kritere, ku specifikisht kërkohen specialist të certifikuar për këto sisteme nga prodhuesit/ distributori i autorizuar.

Kërkesa për certifikim nga një prodhues i panjohur është në thelb diskriminuese dhe favorizon operatorë me akses ekskluziv në informacion nga Kuvendi.

Tenderat e nisur nga Nikolla, i anuloi dhe i mori në dorë Spiropali

Elisa Spiropali mori në dorë tenderat me vlerë afro 1.2 milionë euro të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe infrastrukturës virtuale, të firmosura nga Lindita Nikolla, disa ditë para dhënies së dorëheqjes.

Kjo u bë e mundur, sepse shpallja e fituesve nga Kuvendi kishte mbetur pezull në KPP, si pasojë e disa denoncimeve për parregullsi në tendera. Po të merret parasysh ndikimi politik në KPP, kuptohet se Spiropalit është “qerasur” nga kryeministri me këto tendera me rastin e marrjes së detyrës.

Tenderi i parë lidhet me aplikimin e AI për zbardhjen e fjalimeve të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Teknologjia e luksit shkon fillimisht për ligjvënësit, ndërsa për Agjencinë e Prokurimeve që është bërë notere e korrupsionit, nuk aplikohet para zgjedhjeve të vitit 2025, për arsye të kuptueshme.

Pra, grindjet dhe sherret e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen përmes AI. Projekti parashikon një platformë të re që transkripton të gjitha takimet që janë pjesë e aktivitetit parlamentar si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.

Aktualisht, procesi kryhet manualisht nga ekipi i redaktorëve të Kuvendit ku vlerësohet se prodhohet mbi 10 orë material audio në ditë, çka sjell sforcim për zbardhjen dhe redaktimin e kësaj sasie materiali. Ndërkohë, nuk saktësohet nëse do të ketë akoma nevojë për punën e redaktorëve

Për këtë qëllim, Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një tender me fond 74 584 800 lekë për të blerë sistemin e transkriptimit të dhënave audio-video, bazuar në inteligjencën artificiale. Nëse përfshijmë edhe TVSH, kontrata parashikohet të arrijë në 89 501 760 lekë.

Faza e parë e prokurimit përfundoi më 22 korrik 2024, katër ditë para se kryetarja të jepte dorëheqjen për arsye shëndetësore. Sigurisht që Nikolla nuk është marrë direkt me problemet e komisionit të tenderit, por një lloj direktive duhet ta ketë dhënë mbi kompaninë që duhet të fitojë projektin e vendosjes së AI. Siç merret vesh, skualifikimet e kompanive janë pritur me ankesa të forta.

Paralelisht me këtë tender është zhvilluar prokurimi tjetër i shtrenjtë dhe ndoshta aspak i domosdoshëm. Konkretisht, më 25 qershor 2024 është njoftuar procedura e prokurimit “E hapur”, me objekt: “BLERJE E SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË KONSULTIMIT PUBLIK (OSHC, OJF, PALË INTERESI  DHE LOBISTË) DHE SHËRBIM MIRËMBAJTJE 48 MUAJ”, me fond limit 10 488 700 Lekë (pa TVSH). Duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar, kjo kontratë parashikohet të shkojë deri në 12 586 440 lekë.

Edhe ky tender është ankimuar më 24 korrik 2027 në KPP, ku kërkohej “Shfuqizim i Vendimit tё Komisionit të Vlerësimit për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga “INSTANT.AL” SHPK”.

Ndërkaq, kërkohet anulimi i “vendimit mbi anulimin e tenderit” të njoftuar më 22 qershor 2024 me objekt “Shërbim Mirëmbajtje, Upgrade i Infrastrukturës Virtuale VDI për 24 Muaj”, me fond limit 12 994 320 lekë pa TVSH. Kontrata përfshirë TVSH shkon deri në 15,593,184 lekë.

Procedura për të cilën ankohej “Albital Canon” SHPK, është zhvilluar në datën 09.07.2024 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kompania ngrinte pretendime se procedura e prokurimit objekt ankimimi duhet të anulohet për shkak të mangësive, kësisoj duhej të rizhvillohej.

Në total të tre tenderat e pezulluar kapin vlerën 117,681,384 lekë përfshirë TVSH-në. Tenderi për AI në Kuvend i rishpallur me urdhër të Elisa Spiropalit anulohet sërish më 22 tetor 2024.

Sipas Kuvendit, në këtë procedurë prokurimi nuk ishte paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme.

Në janar me një plan të ri, me një shtesë prej 200 milionë lekësh për mirëmbajtjen, hidhen në Agjencinë e Prokurimit Publik sërish këto tendera, përfshirë Inteligjencën Artificiale.

Janë procedura me vlerë totale mbi 1 milionë euro, për implementimin e sistemit audio-video.  Ajo që vihet re në këto procedura është shfra e rritur e fondeve limit, ku kësaj here ka shkuar në mbi 1 milionë euro, pasi vetëm mirëmbajtja kap vlerën e 200 mijë eurove.

Me sa duket, Elisa Spiropali ka vendosur ta mbarojë pazarin e Inteligjencës Artificiale para ardhjes së deputetëve të rinj në Kuvend.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Elisa SpiropaliInteligjenca Artficialetender

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Vokshi: Perdja e propagandës ra, PD po informon faktorin ndërkombëtar për krimet e Ramës

Vokshi: Perdja e propagandës ra, PD po informon faktorin ndërkombëtar për krimet e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com