GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spiropali e mbyll në sirtar, Salianji firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS”

09:35 - 14/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali e mbyll në sirtar, Salianji firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimi parlamentar mbi manipulimin e “TIMS”, drejtuar nga deputeti Ervin Salianji nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare.

Përfundimet e këtij hetimi, janë një bazë e mirë për ndjekje të mëtejshme nga SPAK.

Sipas Rregullores, këto konkluzione i përcillen organit të Akuzës nga Kuvendi. Është zbuluar se Kryetarja e Kuvendit Spiropali, ka shkelur Rregulloren, dhe mban në sirtar përtej afateve të përcaktuara, dosjen e firmosur nga Ervin Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.

Lidhur me këtë skandal, Salianji shprehet nëpërmjet një reagimi nga kabina telefonike në burgun ku mbahet si i dënuar politik.

Reagim i Ervin Salianjit nga kabina telefonike për skandalin parlamentar

Hetimi parlamentar mbi manipulimin e “TIMS”, drejtuar nga deputeti Ervin Salianji nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare. Përfundimet e këtij hetimi, janë një bazë e mirë për ndjekje të metejshme nga SPAK.

Sipas rregullores, këto konkluzione i përcillen organit të akuzës nga Kuvendi. Është zbuluar se Kryetarja e Kuvendit Spiropali, ka shkelur rregulloren, dhe mban në sirtar përtej afateve të përcaktuara, dosjen e firmosur nga Ervin Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.
Lidhur me këtë skandal, Salianji përmes kabinës telefonike në burgun ku mbahet si i dënuar politik, u shpreh:”Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rënde, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama.

Ky skandal, ku doganierja e parlamentit nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar! Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një shërbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me nderhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe të përgjegjësive. Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë rregullorja.

Padyshim se ajo njeh Skenderbeun e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë mënyrë dyfishohet. Nderhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmeria e Spiropalit që nuk dërgon dosjen në SPAK.

E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Vërteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe shërbimin e saj ndaj bandave.

Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar.

Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta”.

Etiketa: kallezimKryesore1SalianjiTIMS

Lajme të lidhura

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ
Politikë

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

22:56 - 18/05/25
Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët
Politikë

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

21:45 - 18/05/25
Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet
Politikë

Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

17:17 - 18/05/25
Para
Prodhonte materiale pornografike me të mitur, prangoset pedofili amerikan në Tiranë

Prodhonte materiale pornografike me të mitur, prangoset pedofili amerikan në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter e pëson në fund, Napoli merr pikën e artë ndaj Parmës dhe tani e ka vetë në dorë titullin
Sport

Inter e pëson në fund, Napoli merr pikën e artë ndaj Parmës dhe tani e ka vetë në dorë titullin

22:59 - 18/05/25

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 37-të, që është e parafundit për këtë sezon në Serie A. Vëmendja ishte...

Lexo më shumë
Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

22:56 - 18/05/25
Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

21:45 - 18/05/25
Tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra

Tërmet i fortë në Greqi

21:17 - 18/05/25
Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

20:51 - 18/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com