GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spiunonin në Shqipëri? Prokuroria pushon çështjen për 2 rusët

13:14 - 11/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kapën me mbi 1 mln euro të falsifikuara, ja sa vite burg kërkohen për autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë dyshimet se dy rusët dhe 5 cekët që mbërritën në Shqipëri gjatë kohës që po zhvillohej stërvitja ushtarake e trupave të NATO-s Defender-21 në të cilën merrte pjesë dhe ushtria shqiptare, të kenë kryer veprimtari spiunazhi.

Prokuroria iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e çështjes penale ndaj dy rusëve Georgii Budanov dhe Vladislav Cherkasov si dhe shtetasve cekë, Filip Carek, Prokop Voracek, Libor Bartos, Filip Sichinger, Andrea Maresova.

Hetimet nisën pas një informacioni që drejtoria e antiterrorit referoi në prokurori, ku ndër të tjera thuhej se “me datë 13 prill 21 një diplomat i ambasadës ruse në Shqipëri ka vizituar portin e Durrësit, ku është takuar me një drejtues të autoritetit portual, të cilit i është prezantuar si atashe tregtar në ambasadën e Ukrainës në Tiranë, duke u interesuar për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, veçanërisht për hidrokarburet”.

Prokuroria ka dyshime se ai e ka fshehur faktin se ishte funksionuar i ambasadës ruse me qëllim që të mos ngjallte dyshim dhe ta kishte më të lehtë sigurimin e informacionit mbi trupat dhe mjetet ushtarake që do të vinin në Durrës në kuadër të stërvitjes ushtarake.

Është referuar më pas informacion për rusin Georgii Budanov, i cili ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Thanës me 11 mars 2021. Prokuroria thotë se ai është parë rregullisht në zonën e Orikumit në Vlorë dhe ka lëvizur me këmbë nga aty në Karaburun deri pas bazës ushtarake të Pashalimanit.

Gjatë intervistimit në polici me 1 maj 2021 ai ka sqaruar se është inxhinier konstruksioni dhe për herë të parë kishte mbërritur në Shqipëri në 1998 dhe ka shpjeguar se qëllimi i vizitës ishte të bënte biznes në fushën e turizmit.

I hetuari tjetër Rusi Vladislav Cherkasov, hyri në Shqipëri nga Muriqani me një furgon kamper. Policia nuk e lejoi të merrte me vete një dron për të cilin ka shpjeguar se e ka blerë për të bërë foto në bregdetin shqiptar. Ai ka shpjeguar se do të shkonte në Durrës, për të parë nje pjesë toke truall në fshatin Qerret, për llogari të pronarit të tij, por emrin nuk e identifikon.

Ndërsa cekët Filip Carek, Prokop Voracek, Libor Bartos, Filip Sichinger, Andrea Maresova hynë në Shqipëri me datë 1 maj dhe u larguan me 11 maj 2021 përmes aeroportit të Rinasit.

Etiketa: Kryesore1Prokuroriashqiprispiunazh

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
“Olta del dhe pikë”, Luizi i bindur: Armaldos do ia…

Luizi sheh dronin se ka arritur 570 mijë ndjekës, bën koment epik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com