GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Steinmeier fiton mandatin e dytë si president i Gjermanisë

17:44 - 13/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Steinmeier fiton mandatin e dytë si president i Gjermanisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u rizgjodh të dielën për një mandat tjetër pesë-vjeçar në një post kryesisht ceremonial ku ai duhet të mishërojë një autoritet moral që i kalon linjat partiake.

“Përgjegjësia ime është për të gjithë njerëzit që jetojnë në vendin tonë… Kushdo që lufton për demokracinë do të më ketë mua në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë mua si kundërshtar” – ka thënë Steinmeier në një fjalim pasi pranoi zgjedhjen e tij.

Në detyrë që nga marsi 2017, ish-ministri i jashtëm dhe kandidati për kancelar për Social Demokratët (SPD) u zgjodh me një shumicë të madhe prej 1045 votash nga asambleja e posaçme zgjedhore me 1437 vota, e njohur si Konventa Federale. Trupi zgjedhor mblodhi së bashku anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit dhe një numër përfaqësuesish të zgjedhur nga 16 shtetet federale të vendit, duke përfshirë ish-udhëheqësit gjermanë dhe personalitete të caktuara të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij, Steinmeier reflektoi gjithashtu mbi krizën e vazhdueshme në Ukrainë, duke thënë se Moska ishte “përgjegjëse” për rrezikun e “luftës” në Evropë për shkak të tensioneve rreth Ukrainës, në prag të një vizite të kancelarit Olaf Scholz në Kiev dhe më pas për në Moskë.

“Ne jemi në mes të një rreziku të konfliktit ushtarak, të luftës në Evropën Lindore dhe është Rusia ajo që mban përgjegjësinë”.

Steinmeier, 66 vjeç, njoftoi se do të kërkonte një mandat të dytë majin e kaluar, përpara zgjedhjeve parlamentare që sollën koalicionin e Scholz në pushtet dhe në një kohë kur shanset e tij për t’u rizgjedhur dukeshin larg të qenit të sigurta. Përpara se të bëhej president, Steinmeier shërbeu dy herë si ministër i jashtëm i kancelares Angela Merkel dhe më parë ishte shef i stafit të kancelarit Gerhard Schroeder. nPresidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet thelbësor moral.

Etiketa: fitonGjermanisemandatiPresidentSteinmeier

Lajme të lidhura

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Para
Shqiptari kapet në “shtëpinë e barit” në Angli: Nuk ia dilja dot me punën në minierë, kam vëllain invalid (Detaje)

Shqiptari kapet në "shtëpinë e barit" në Angli: Nuk ia dilja dot me punën në minierë, kam vëllain invalid (Detaje)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26

Një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama u shoqërua me tension dhe ndërprerje të papritur të komunikimit me gazetarët....

Lexo më shumë
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com