GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni bojkotohet nga socialistët, opozita: Beqaj vijon merr tendera, po falet dhe Manastirliu

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni bojkotohet nga socialistët, opozita: Beqaj vijon merr tendera, po falet dhe Manastirliu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e PS bojkotuan këtë të martë, për të tretën herë radhazi, komisionin hetimor për koncesionet e “Check up-it” dhe “Sterilizim-it”.

Ligjvënësit demokratë akuzuan ata socialistë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama po tentojnë të mbulojnë aferat në dy koncesionet me mosprezencën në komisionin hetimor.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi tha se nga ana e PD do i dërgohet një letër Kuvendit, në të cilën do të listohen shkeljet ligjore që sipas saj janë konsumuar nga socialistët me mospjesëmarrjen në komisionin hetimor. Po ashtu, shtoi se do i kërkohet në mënyrë shkresore kryeparlamentares Lindita Nikolla që të sigurohet pjesëmarrja e palës tjetër, të zëvendësohen anëtarët e komisionit në konflikt interesi si edhe deputetët socialistë të cilët do vijojnë me bojkotin.

Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se ligjvënësit socialistë po bojkotojnë vendimmarrjen e Kuvendit: “Të votosh për të ngritur dhe më pas të mos vish për të”. Sipas saj, duke zgjedhur rrugën e bojkotit, socialistët “po shpërdorojnë përgjegjësinë para shqiptarëve për të cilën paguhen me taksat e tyre”.

Ndërsa deputeti i PL-së Petrit Vasili e quajti “banditizëm të vërtetë kushtetues” mospjesëmarrjen e socialistëve në komision.

Në fund të seancës që zgjati gati 19 minuta, Vokshi lajmëroi se shkresat për kërkesën informacioni janë dërguar në institucionet përkatëse, ndërsa shtoi se po punohet për të tjera shkresa. Kryetarja e komisionit bëri me dije se seanca e radhës do të zhvillohet të premten.

Ndërkohë, socialistët pretendojnë se ka shkelje nga ana e opozitës në anën procedurale të punës së komisionit. Shkeljet e pretenduara ata i listuan në një shkresë drejtuar opozitës javën e kaluar.

“Te Sterilizimi ka përgjegjësi penale dhe Manastirliu, Beqaj vijon të marrë tendera”

Në një deklaratë për mediat pas seancës, Vokshi përsëriti akuzat ndaj mazhorancës. “E kanë ngjitur komisionin hetimor për ta dështuar për ta bllokuar. Nuk duan të zbardhen dy nga aferat më të mëdha në Shëndetësi, Check up-i dhe Sterilizimi”, u shpreh.

Duke iu referuar rregullores për komisionet parlamentare, ajo u shpreh se prania në komision është e detyrueshme, ndërsa shtoi se nëse në mënyrë të përsëritur, mungon një ose më shumë se deputetë, merren masa zëvendësimin e tyre.

Vokshi tha se si dëshmitarë në këtë komision është caktuar të thirren mes të tjerëve, kryeministri Edi Rama, Ish-ministrat e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu, ish-ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Anila Denaj, ministrja aktuale Albana Koçiu dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj.

Sipas Vokshit, për sterilizim ka përgjegjësi penale dhe Ogerta Manastirliu.

Ajo shprehu qëndrimin se SPAK ka amnistuar Ilir Beqjan me akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa shtoi se ai vijon të përfitojë para publike përmes procedurave të prokurimit.

“Qëllimi jonë është që ndihmojmë edhe SPAK. GKKO e ka kthyer mbrapsh dosjen në SPAK për të thënë heto Ilir Beqajn, sepse Beqaj ka rol shumë herë më të madh dhe ka shkaktuar dëm shumë herë më të madh sesa ata që janë në burg. Ndërkohë Ilir Beqaj shëtit nga mëngjesi në darkë në gjithë rrugët e Tiranës dhe vazhdon merr tendera. Para tre ditësh Ilir Beqaj ka marrë tenderin e radhës me INTECH plus, 320 milionë lekë. Jo vetëm, që çohet për shpërdorim detyre”, tha Vokshi.

Ajo u shpreh se PD nuk është tërhequr as nga kërkesa për komision hetimor për dy koncesionet e tjera në Shëndetësi – atë të shërbimeve laboratorike dhe hemodializës.

Etiketa: Kryesore1Sterilizimi

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Drejtoresha e Veliajt nën hetim nga SPAK, firmos 335 MLN lekë pa garë për asfalt

Drejtoresha e Veliajt nën hetim nga SPAK, firmos 335 MLN lekë pa garë për asfalt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com