GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Stipe Mesiç: Kush mendon se Kosova kthehet me luftë, është i humbur

20:42 - 01/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Stipe Mesiç: Kush mendon se Kosova kthehet me luftë, është i humbur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stipe Mesiç, ish-presidenti i Kroacisë, i njohur për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës ka folur për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës. Mesiç ka thënë se, ai person që mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një person i humbur.

Këto deklarata Mesiç i ka bërë në panel diskutimi në Forumin Energjetik të Maqedonisë ku merrte pjese edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski,  Mesiç përshëndeti mbajtjen e forumit, duke uruar që porositë e rëndësishme që vijnë nga ky forumi do të dëgjohen nga ata që marrin vendime.

Ai tha se bota ka ndryshuar shumë nga fundi i luftës së dytë botërore, duke theksuar se bota është multilaterale dhe se më nuk ka hegjemoni. Mesiç theksoi se për këtë, shtetet e vogla duhet bashkëpunojnë mes vete dhe në këtë mënyrë, të bashkuar, të bashkëpunojnë me “lojtarët e mëdhenj”.

Duke folur për Ballkanin, ai tha se vendet e rajonit kanë shumë interesa të përbashkëta, por theksoi se duhet kuptuar dhe pranuar mëvetësia e shteteve pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Disa akoma nuk e kuptojnë këtë. Problemi para së gjithash është në Serbi, kur është në pyetje Kosova. Është shumë e vështirë nëse zhvilloni një politikë ku e keni të kthyer vetëm pasqyrën e pasme, të drejtuar nga historia. Dhe ne jemi në situatë që kemi shumë histori për metër katror. Kjo është diçka që na pengon sepse ne shikojmë vetëm prapa, kështu që kjo politikë ndaj Kosovës është një politikë totalisht e humbur. Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur. Është një i humbur që e gjen veten në politikë dhe që mendon se Kosova mund të kthehet ushtarakisht. Nuk mundet, kjo mundësi thjesht nuk ekziston”, tha Mesiç.

Më tej, Mesiç tha se duhet gjetur zgjidhje për problemet përmes bisedimeve, duke respektuar institucionet zyrtare dhe duke njohur realitetet e reja. Nga ana tjetër, presidenti Pendarovski u shpreh se çështjet energjetike gjithmonë kanë qenë sfida dhe se këto vetëm se janë intensifikuar nga lufta në Ukrainë.

Edhe Pendarovski theksoi nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë midis shteteve të rajonit, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk e ka fuqinë që e vetme të bëjë ndryshime në planin global.

“Për çfarëdo pengese, problemi apo sfidë në botë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në organizata më të gjera, mbi të gjitha e kam fjalën në Bashkimin Evropian, sepse në mënyrë të pavarur, vetëm me burimet e tyre të brendshme, nuk mund ta zgjidhin këtë lloj të problemeve”, tha Pendarovski.

Duke folur për eurointegrimet, Pendarovski tha se dekada më parë, para luftës në Ukrainë, BE-ja humbi interesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat e saja. Ai bëri thirrje për veprim më urgjent nga institucionet e Brukselit, duke rikujtuar se mbështetja për anëtarësimin në BE është në rënie në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Maqedoninë e Veriut.

Etiketa: Mesic

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
I premtoi ‘imunitet’, Afrika e Jugut mund të arrestojë Putin

I premtoi ‘imunitet’, Afrika e Jugut mund të arrestojë Putin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com