GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Stop masave ndaj Kosovës, faji është i Serbisë”, letra e 13 deputetë zviceranë drejtuar KE-së

në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ Von der Leyen e qartë: Rusia përgjegjëse për luftën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Kështu së paku thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Ëermuth.

‘Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës’, ka shkruar parlamentari Ëermuth në Tëitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të ‘merakosur’ dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.

‘Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar’, thonë ata në këtë letër.

Letra është një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në konfliktin rreth Kosovës veriore, e cila është e banuar kryesisht nga serbë. BE-ja ka njoftuar së fundmi se do të marrë masa të përkohshme ndëshkuese kundër Kosovës nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk vepron dhe nuk ndërmerr hapa për të de-përshkallëzuar situatën. Ndër të tjera, takimet e nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Kosovës janë anuluar dhe ndihma financiare do të ndalet.

Parlamentarët zviceranë kritikojnë ashpër ‘masat e njëanshme’.

‘Ju ia ktheni shpinën të gjitha gjërave të qeverisë në Ballkanin Perëndimor e cila ndoshta është më e vendosura në anën e ukrainasve dhe demokracisë evropiane’, thotë letra. Kjo ishte ‘zhgënjyese’.

Bashkë-nënshkruesi i letrës Fabian Molina, Këshilltari Kombëtar i PS-së së Cyrihut, flet për një ‘sinjal shkatërrues’ që BE-ja po dërgon me masat ndëshkuese. ‘Ju jepni përshtypjen se është faji i Kosovës që procesi i normalizimit të mos përparojë. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë’.

Sipas tij, problemi është më tepër Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq. Molina akuzon BE-në për ‘zbutje ndaj Beogradit’, raporton Klankosova.tv.

Javët e fundit janë dëgjuar zëra edhe nga Parlamenti i BE-së që kritikojnë ashpër qëndrimin dhe veprimet e Komisionit të BE-së ndaj Kosovës. Eurodeputeti austriak Lukas Mandl nga konservatorët foli për ‘Tages-Anzeiger’ për një grumbull xhamash të thyer që von der Leyen dhe diplomatët e saj kishin shkaktuar. ‘Edhe Kosova bëri gabime, por ndryshe nga Serbia, vendi në thelb është në rrugën e duhur’, shkruan ‘Blick.ch’.

Molina thotë se është në kontakt ndërkombëtar me kritikët e tjerë të politikës së BE-së për Kosovën.

Politikanët zviceranë po i bëjnë thirrje presidentes së Komisionit von der Leyen që të rishqyrtojë qëndrimin e BE-së. Kosovarët e meritojnë ‘që Evropa t’ua hapë derën dhe të mos i dëshpërojnë’.

Etiketa: deputete zviceraneKosovaSerbiaUrsula

Lajme të lidhura

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!
Aktualitet

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë
Aktualitet

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!
Aktualitet

A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

11:50 - 22/10/26
Para
Tani është luftë frontale! Twitter mund të padisë Meta-n për shkak të Threads

Tani është luftë frontale! Twitter mund të padisë Meta-n për shkak të Threads

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, të lidhura me hetimet për aktivitetin kriminal të kartelit të...

Lexo më shumë
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com