GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Strasburgu godet vetingun: Shkarkimi i gjykatësit Shkëlzen Selimi, në shkelje të Konventës Europiane

11:47 - 25/11/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Strasburgu godet vetingun: Shkarkimi i gjykatësit Shkëlzen Selimi, në shkelje të Konventës Europiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Strasburgut godet sërish procesin e vetingut në Shqipëri.

Kjo gjykatë e ka konsideruar si të padrejtë shkarkimin e ish-gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Në vendim thuhet se shkarkimi i tij është në shkelje të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Gjykata në mënyrë unanime:

Vendos se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës;

Vendos se nuk ka nevojë të shqyrtohet ankesa sipas Nenit 8 të Konventës;

Vendos se konstatimi i një shkeljeje përbën në vetvete një shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për çdo dëm jo-material të pësuar nga aplikanti;

Vendos:

(a) që shteti i paditur duhet t’i paguajë aplikantit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi bëhet i formës së prerë në përputhje me Nenin 44 § 2 të Konventës, 6,500 euro (gjashtë mijë e pesëqind euro), plus çdo taksë që mund t’i ngarkohet aplikantit, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, të cilat duhet të konvertohen në monedhën e Shtetit të paditur me kursin e zbatueshëm në datën e pagesës;

(b) që nga skadimi i tre muajve të lartpërmendur deri në shlyerje, interesi i thjeshtë do të paguhet mbi shumën e mësipërme me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagesës, plus tre pikë përqindjeje;

Rrëzon pjesën tjetër të kërkesës së aplikantit për shpërblim të drejtë,” thuhet në vendim.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 7 korrik, deklarimin e pafajshëm të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë për akuzën e fshehjes së pasurisë – një çështje e ngritur nga SPAK rreth tre vjet më parë.

Vetingu është goditur nga Gjykata e Strasburgut edhe në rastin e ish-prokurores Antoneta Sevdari dhe gjykatësit Admir Thanza.

Etiketa: gjykatesshkarkimStrasburg

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Champions League/ Barcelona –PSG shënon një finale të parakohshme, ja sfidat e sotme

Champions League rikthehet sot me nëntë takime, spikat Chelsea - Barça si finale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi
Breaking Views

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi

21:43 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu deklaroi se asgjë nuk e pengoi vendosmërinë e shqiptarëve për t’u përballur...

Lexo më shumë
Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com