GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndalimi i studentëve nga policia maqedonase/ Bardhi: Skandaloze që të rinjtë shqiptarë trajtohen si kriminelë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi shpërthen: “Hajdutët në burg, jo në Qeveri” – kërkon dorëzimin e Ballukut dhe Agasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas ndalimit arbitrar nga policia e Maqedonisë së Veriut të rreth 40 të rinjve shqiptarë, të cilët për afro 9 orë u mbajtën praktikisht peng në pikat kufitare, pa asnjë akuzë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë të drejtë minimale njerëzore.

“Ky nuk është kontroll kufitar”. “Kjo është pengmarrje shtetërore”, shkruan ai në reagimin e tij.

Reagimi i Bardhit: 

Dënoj me forcë ndalimin arbitrar dhe trajtimin çnjerëzor që policia e Maqedonisë së Veriut u bëri rreth 40 të rinjve shqiptarë, të cilët për afro 9 orë u mbajtën praktikisht peng në pikat kufitare, pa asnjë akuzë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë të drejtë minimale njerëzore.

Është skandaloze që studentë shqiptarë, shumica 18-20 vjeç dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata të rinjë meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje për guximin dhe sakrificën.

Por po aq skandaloze është heshtja e e Tiranës zyrtare. Asnjë reagim nga Qeveria Shqiptare. Asnjë reagim nga Ministria e Jashtme. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë të poshtëruar dhe të keqtrajtuar në kufi. Asnjë reagim edhe pse, shteti shqiptar u vu në dijeni se policia e Maqedonisë së Veriut i ka lëvizur 40 të rinjtë shqiptarë nga kufiri me Shqipërinë, në Kumanovë, deri pranë kufirit me Serbinë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë procedurë normale. Ky nuk është kontroll kufitar. Kjo është pengmarrje shtetërore.

Kur bëhet fjalë për propagandë boshe mbi “stabilitetin rajonal”, për rolin e “liderit global” që Edi Rama ka aq qejf t’ia përsërisin autokratët e Ballkanit apo për foto e samite para kamerave, Tirana zyrtare nuk lë vend pa u mburrur.

Por kur policia e Maqedonisë së Veriut merr praktikisht peng të rinjtë shqiptarë, i ndalon për orë të tëra pa asnjë akuzë, i trajton si kriminelë vetëm pse mbështesin protestat për gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar, Edi Rama dhe qeveria e tij zhduken.

Asnjë reagim. Asnjë dënim. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë. Kjo nuk është diplomaci. Është kapitullim dhe braktisje e turpshme e qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: MaqedonimardhiStudente

Lajme të lidhura

Sherri në Golem për pagën, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar
Aktualitet

Sherri në Golem për pagën, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar

12:02 - 01/09/26
Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve
Aktualitet

Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve

11:38 - 01/09/26
U nda me bashkëmoshataren, 15-vjeçari tenton t’i japë fund jetës
Aktualitet

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit (Emrat)

10:53 - 01/09/26
Para
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

Erion Veliaj ankimoi arrestin në burg, mbyllet pa vendim seanca në Gjykatë Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri në Golem për pagën, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar
Aktualitet

Sherri në Golem për pagën, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar

12:02 - 01/09/26

Janë publikaur pamjet e konfliktit që përfundoi me plagosjen e kamerierit 18-vjeçar në një lokal hoteli në Malin e Robit,...

Lexo më shumë
Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve

Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve

11:38 - 01/09/26
Briken Calja ‘pushton’ Taranton, medalje ari për Shqipërinë dhe rekord në Lojërat Mesdhetare

Briken Calja ‘pushton’ Taranton, medalje ari për Shqipërinë dhe rekord në Lojërat Mesdhetare

11:37 - 01/09/26
U nda me bashkëmoshataren, 15-vjeçari tenton t’i japë fund jetës

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit (Emrat)

10:53 - 01/09/26
Akuzohen për trafik droge në Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarët

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe, kush ikën dhe kush vjen (Emrat)

10:50 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com