GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Studentët “bojkotojnë” vendimin për vaksinim të detyrueshëm, sondazhi: Mbi 56% të tyre nuk pranojnë të vaksinohen

16:16 - 01/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentët “bojkotojnë” vendimin  për vaksinim të detyrueshëm, sondazhi: Mbi 56% të tyre nuk pranojnë të vaksinohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me fillimin e këtij viti të ri akademik Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendosi vaksinim me detyrim për të gjithë studentët në mënyrë që të mund të ndjekin mësimin në auditor. Por një pyetësor i realizuar së fundmi nga Bordi Kombëtar Studentor tregon se vetëm 31 % E tyre kanë kryer vaksinimin. Në këtë raport janë marrë 2200 përgjigje në total. Ku theksojmë sërish se rezultati ishte që vetëm 31% e studentëve kanë kryer vaksinimin, dhe 56% e tyre (1278 studentë) nuk janë vaksinuar, ndërsa 13% kanë në plan të vaksinohen.

Si duhet të zhvillohet mësimi në Universitete këtë vit të ri akademik?

74% (1670) e studentëve dëshirojnë që mësimi të kryhet tërësisht në auditor, 15% (351) e tyre dëshirojnë që mësimi të zhvillohet i alternuar midis mësimit në auditor dhe atij online, ndërkohë që 11% (241) janë në favor të zhvillimit të mësimit tërësisht online.

Sipas urdhrit, studentët e pavaksinuar do duhet që të ndjekin mësimin në formë alternative (online), deri në momentin që ata do të vaksinohen. Referuar kësaj pyetje, 74% (1678) e studentëve nuk janë dakord më urdhrin e lëshuar nga ana e Ministrisë, ndërsa 26% (584) janë dakord.

A jeni vaksinuar?

Kur studentët janë pyetur nëse janë vaksinuar, 56% (1278) e tyre janë përgjigjur negativisht, ndërsa 31% (701) pozitivisht. Vlen të theksohet se 13% (283) e studentëve të cilët nuk janë vaksinuar aktualisht kanë në plan të vaksinohen. Referuar pyetësorit të kaluar që PortaliStudentor.al së bashku me Bordin Kombëtar Studentor kanë zhvilluar, “Pyetësor mbi përshtypjen e studentëve për mësimin online dhe vitin e ri akademik 2021-2022″3, bie në dukje një përputhshmëri mes të dhënave të vaksinimit. Në pyetësorin e kaluar, 40% e studentëve pohonin se do të vaksinoheshin, ndërsa në pyetësorin aktual, përqindja e kombinuar e studentëve që janë vaksinuar dhe e atyre që nuk janë vaksinuar por kanë në plan të vaksinohen është 44%, duke treguar se retorika e përdorur nga institucionet përgjegjëse nuk ka rezultuar efektive.

A jeni të gatshëm të kryeni vaksinën në mënyrë që të keni qasje në auditor?

Kur studentët janë pyetur nëse janë të gatshëm të kryejnë vaksinën në mënyrë që ata të kenë qasje në auditor, 66% (929) e tyre janë përgjigjur negativisht, ndërsa 34% (470) e tyre janë përgjigjur pozitivisht.

Krahasuar me pyetjen “Nëse vaksina do të bëhej me detyrim në mënyrë që të mund të ndiqnit mësimin, çfarë do të bënit?”, e cila u është drejtuar studentëve në pyetësorin e kaluar4 dhe ku 72% e studentëve pohojnë se do të vaksinoheshin në mënyrë që të mos humbisnin vitin akademik, fakti që mësimi do të zhvillohet online për studentët që nuk janë vaksinuar, duket se ka ndikuar në vendimmarrjen e tyre.

Sa besim keni që pedagogët do mund të menaxhojnë mësimin në auditor dhe online në të njëjtën kohë?

Duke qenë se studentët të cilët nuk do të vaksinohen do të kenë mundësinë e ndjekjes së mësimit në formatin online, kemi pyetur studentët se sa besim kanë se stafi akademik do të mund të menaxhojë njëkohësisht mësimin në auditor dhe atë online. 62% (1403) e studentëve përgjigjen se nuk kanë aspak besim, 34% (765) e studentëve përgjigjen se kanë pjesërisht besim, ndërsa 4% (94) e studentëve përgjigjen se kanë shumë besim.

Etiketa: sondazhiVAKSINIM I DETYRUESHEM

Lajme të lidhura

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!
Aktualitet

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Para
Manastirliu inspekton spitalin Covid 4: Të përgatitur për çdo skenar

Manastirliu inspekton spitalin Covid 4: Të përgatitur për çdo skenar

TË FUNDIT

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26

Në datë 7 shkurt në Tiranë do të vijë Padre Guilherme. Prifti katolik portugez ditën kryen rituale fetare dhe mban...

Lexo më shumë
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

13:32 - 05/02/26
Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com