GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Studentët në Greqi protestojnë kundër universiteteve private

08:47 - 12/01/24
në Botë, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentët në Greqi protestojnë kundër universiteteve private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra studentë të përkrahur edhe nga organizata të majta kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit grek Athinë për të protestuar ndaj projektligjit të ri të qeverisë për lejimin për herë të parë të krijimit të universiteteve private në Greqi.

Protestuesit kanë hedhur parulla ndërsa mbanin pankarta në duar ku shkruhej “Arsimi nuk është mall”.  Tek sheshi para parlamentit ata janë konfrontuar me forcat policore që kanë përdorur gaz lotsjellës .

Qeveria e konservatorëve në fuqi  pritet të dorëzojë projektligjin në parlament këtë muaj në një lëvizje historike duke shmangur nenin 16 të kushtetutës i cili ndalon krijimin e universiteteve private.

“Studentët e universiteteve në Athinë dhe në të gjithë Greqinë janë sot në rrugë sepse ne kërkojmë një universitet të mirë, modern, publik dhe falas. Duam të mos aprovohet ligji që do lejojë themelimin e universiteteve  private. Kjo do të sillte një përkeqësim të madh të studimeve tona dhe i hap rrugën tarifave të shkollimit në universitetet publike”, u shpreh njw student.

Greqia dhe Luksemburgu janë të vetmet nga 27 vendet anëtare që kanë ekskluzivisht arsimin e lartë falas në universitetet shtetërore. Por edhe në shtete e tjera të BE , përveç Qipros, Letonisë dhe Belgjikës ,gati 80% e studentëve preferojnë shkollat shtetërore të arsimit të lartë.

Megjithatë kryeministri Mitsotakis dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë thonë se reforma do t’i japë fund monopolit mbi arsimin shtetëror dhe do të forcojë ekonominë duke sjellë  studentë nga vende të tjera. Gjithashtu do të synojë kthimin e mbi 53000 grekëve që studiojnë jashtë vendit të frekuentojnë shkollat e larta private që do të hapen në Greqi.

Nga ana tjetër kritikët e projekt-ligjit, duke përfshirë edhe shoqatat studentore kundërshtojnë ashpër duke theksuar se ai sfidon të drejtat kushtetuese për arsimin falas dhe vendos fitimin përpara arsimit publik, si dhe krijon konkurrencë për të diplomuarit që kërkojnë një punë.

Protesta janë zhvilluar edhe në Selanik, Patra, Trikala dhe qytete të tjera të vendi të organizuara nga 115 shoqata studentore.

 

Etiketa: GreqiStudente

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Juventus shkon në gjysmëfinale me ‘poker’, spektakël ndaj Frosinone

Juventus shkon në gjysmëfinale me 'poker', spektakël ndaj Frosinone

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com