GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Studentët në Serbi përleshen me policinë, kërkohen zgjedhje të parakohshme

08:54 - 29/06/25
në Botë, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentët në Serbi përleshen me policinë, kërkohen zgjedhje të parakohshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia serbe u përplas të shtunën në mbrëmje me protestuesit antiqeveritarë, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandër Vuçiç. Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa paralelisht në protestë ishin mbledhur edhe turma mbështetësish pro Vuçiçit.

Pasi protesta përfundoi rreth orës 22:00 dhe disa protestues që kërkonin të përballeshin me mbështetësit e Vuçiçit hodhën flakadanë ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë.

Më herët gjatë ditës janë organizuar dy protesta: njëra nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe tjetra nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pasi protesta e studentëve, e mbajtur në sheshin Sllavija u shpall zyrtarisht e përfunduar, një grup i protestuesve të maskuar është përleshur me policinë në kryeqytetin serb. Protestuesit u përplasën me policinë në Parkun Pionirski dhe në Kralja Milan. Ata janë parë duke hedhur shishe, flamuj, shkopinj druri e flakadanë drejt zyrtarëve policorë. Mediat serbe raportojnë se një polic ka mbetur i lënduar.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i ka dënuar ashpër “sulmet e pjesëmarrësve në marshin në sheshin Sllavija ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme”. Ai ka thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për të rikthyer rendin publik dhe që të gjithë ata që e kanë sulmuar policinë do të ndiqen penalisht.

Vuçiç ka refuzuar më parë të shpallë zgjedhje të parakohshme. Koalicioni i drejtuar nga Partia e tij Progresive mban 156 nga 250 vendet në parlament.

Të shtunën, Vuçiç deklaroi se “fuqi të huaja” të papërcaktuara qëndrojnë pas protestës. Ai tha se policia duhet të tregojë përmbajtje, por paralajmëroi se dhuna nuk do të tolerohet.

“Vendi do të mbrohet dhe banditët do të përballen me drejtësinë”, u tha ai gazetarëve në Beograd.

Sladjana Lojanovic, 37 vjeç, tha se kishte ardhur për të mbështetur studentët.

“Institucionet janë uzurpuar dhe… ka shumë korrupsion. Zgjidhja janë zgjedhjet, por nuk besoj se ai (Vuçiç) do të largohet në mënyrë paqësore,” i tha ajo agjencisë Reuters.

Vetë Vuçiç ka publikuar një video, para se të shpërthente dhuna, nga Parku i Pionierëve, ku janë mbledhur studentët pro tij, duke thënë se “bllokuesit humbën”.

“Studentët fituan, bllokuesit humbën. Krenar me këta të rinj”, ka shkruar presidenti serb në Instagram.

Sipas tij, në protestën e së shtunës ka pasur tre herë më pak njerëz sesa më 15 mars, kur është mbajtur një protestë masive. Sipas Vuçiçit, studentët do të kthehen në universitete dhe i ka falënderuar ata që i kundërshtojnë bllokadat.

Studentët i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e çatisë së një stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave, prandaj po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiç një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.

Tubimi në Beograd përkon me Ditën e Shën Vidit, e nderuar nga shumica e serbëve, e cila përkujton Betejën e Kosovës të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

 

gijotina.com/

Etiketa: Aleksandar VuçiçbeogradKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Pas takimit të Kurtit me partitë, sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Pas takimit të Kurtit me partitë, sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com