Studentët kanë refuzuar demokratët në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë theksuar qartë se mirëpresin qytetarët, por jo Berishën dhe deputetët e tij.
Ata theksuan se protesta është e popullit dhe jo e partive që e kanë shkatërruar vendin ndër vite.
“Çdo qytetar janë të mirëpritur, deputetët duhet të shmangen se janë simbol i partive që pëfaqësojnë. Kjo protestë është e popullit. Ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij simbolizon një parti. Nuk kemi penguar asnjërin që të vijë sepse është e drejtë kushtetuese që të protestojë. Ne nuk duam persona që janë simbol i partive që na kanë rrënuar në mënyrë specifike. “, tha njëri nga të rinjtë.
Ndërsa një tjetër theksoi se që nga 31 maji, me protestën e Flamingove, ata kanë kërkuar largimin e Edi Ramës dhe të Sali Berishës.
“Kjo protestë që nga 31 maji ka qenë Edi Rama në burg dhe Berisha në burg. Çdo simpatizant i PD është i mirëpritur. Berisha dhe deputetët e tij në asnjë mënyrë”, shtoi një tjetër.
Një vajzë u shpreh se opozita duhet të heqë dorë nga deklaratat publike se është ajo që i ka nxjerrë të rinjtë në protestë, duke e akuzuar se po tenton që të përçajë iniciativën e tyre.










Discussion about this post