GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Studentët serbë godasin me vezë autobusin me mbështetësit e Vuçiç, përplasen me policinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentët serbë godasin me vezë autobusin me mbështetësit e Vuçiç, përplasen me policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autobusët e mbështetësve të Aleksandar Vuçiç janë goditur dje me vezë nga qytetarët. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon qytetarët që përpiqen të bllokojnë autobusin që transportonte progresistët nga Obrenovci në Beograd për mitingun e Vuçiç, dhe më pas duke hedhur vezë në drejtim të tij, raporton KosovaPress.

Gjatë ditës, një grup studentësh nga Pazari, por edhe nga qytete të tjera serbe, bllokuan autobusët që po niseshin në tubimin e Vuçiç. Policia i ka larguar nga rruga, por sipas informacioneve të disponueshme nuk janë arrestuar.

Manifestimi qendror, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin nga pro-rusi Aleksandar Vuçiç, u zhvillua dje nga ora 19:00 para Kuvendit të Serbisë.

Serbia është përballur me protesta të mëdha studentore pas shembjes së tendës hekurudhore në Novi Sad, si pasojë e së cilës 16 persona kanë humbur jetën.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për tragjedinë e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Në protestën e 15 marsit në Beograd është dëgjuar një zhurmë e madhe e për të cilën u tha se është shkaktuar nga një top akustik, i përdorur nga regjimi autoritar.

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se kërkesat që po i bëjnë protestuesit dhe studentët në Serbi janë plotësisht në përputhje me kërkesat që Komisioni Evropian i drejton Beogradit zyrtar.

Sipas saj, Serbia aktualisht është në stagnim në rrugën e saj drejt BE-së dhe ka përpara disa hapa të domosdoshëm nëse dëshiron të vazhdojë negociatat për anëtarësim.

Komisioni Evropian, siç theksoi ajo, kërkon reforma urgjente brenda tre deri në katër javësh – para së gjithash ndryshime në legjislacionin zgjedhor, reforma në ligjet për mediat dhe emërimin e një rregullatori të pavarur për mediat elektronike.

Etiketa: PoliciStudenteVucic

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Mbështetës të shumtë presin Berishën në Itali, pasdite takon shqiptarët e Brescias

Mbështetës të shumtë presin Berishën në Itali, pasdite takon shqiptarët e Brescias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
Aktualitet

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

12:45 - 13/11/26

Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Burime nga ministria...

Lexo më shumë
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26
Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26
Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

12:00 - 13/11/26
Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

11:56 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com