GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Studentët thirrje publike Edi Ramës: Duam bonus 10 mijë lekë ose ngrihemi në protestë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentët thirrje publike Edi Ramës: Duam bonus 10 mijë lekë ose ngrihemi në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimeve në vend ka prekur jo pak familjet shqiptare por edhe studentët e rretheve të cilët do t’u duhet të përballojnë të vetëm shpenzimet në kryeqytet për të vazhduar universitetin.

Rreth 5000 firma studentësh të mbledhura për 15 ditë për të kërkuar subvencionim prej 10 mijë lekësh nga rritja e çmimeve, u dorëzuan në kryeministri. Emiljando Kita, student që jeton në shtëpi me qira, thotë se për shkak të çmimeve të larta, studimet ka jashtë prioriteteve. Energjitë dhe kohën, i ka përqendruar tek dy punët që kryen, për të përballuar shpenzimet.

“Tashmë nuk është më prioritet i parë dhe i dytë, tashmë arsimi është prioritet i tretë duke u munduar thjesht ta mbyll shkollën. Pra ne po prodhojmë student të diplomuar të cilët dhe nuk janë të aftë sepse janë detyruar të punojnë që në vit të pare dhe kanë lënë në plan të fundit universitetin. Ne vijmë në Tiranë nga rrethet me 100 mijë halle ,probleme dhe rrapatemi këtu në Tiranë duke punë nga më të ndryshmet. Do ishte turp të mos jap një bonus studentor e cila është dhënë në Kosovë që I ka tarifat 0 tashmë. Në Greqi u dha ndihma sociale dhe prapë në Greqi tarifat janë zero, kostoja e studentëve është zero sepse nuk paguan as konvikte e as menza”, tha Emiljando Kita, student.

Studentët paralajmërojnë protesta masive, në rast se qeveria nuk u ofron paketë financiare.

“Duhet të kthehen sytë edhe nga studentët. Duke qenë se ne jemi e ardhmja, duhet të jemi më të bashkuar dhe unë i bëj thirrje kryeministrit dhe studentëve për reagim dhe jo heshtje për të drejtat tona.”

“Duke bërë peticione ,duke bërë kërkesa në mënyrë që të jemi gati ditën kur studentët të revoltohen dhe të dalin në rrugë. Atë ditë do të jemi aty për të shfryrë mllefin studentor.”

Ata i kanë lënë 10 ditë afat qeverisë për miratimin e vendimit për akordimin e shumës prej 10.000 lekë për secilin prej tyre.

Etiketa: CmimeKryesore1peticionprotesteStudente

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Para
Berisha “shkrihet” së qeshuri me Meidanin, çfarë nuk u pa në ceremoninë e ish-Presidentit Nishani

Berisha “shkrihet” së qeshuri me Meidanin, çfarë nuk u pa në ceremoninë e ish-Presidentit Nishani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com