GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Studentja shpërthen në lotë para Ramës: Nuk realizova dot ëndrrën time

15:34 - 19/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentja shpërthen në lotë para Ramës: Nuk realizova dot ëndrrën time
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studente ka shpërthyer në lotë para kryeministrit Edi Rama, në momentin kur ky i fundit po thoshte se pavarësisht frikës që studentët mund të kenë nga ëndrrat, në çdo moment duhet sakrificë. Por, situata del jashtë kontrollit kur një vajzë shpërthen në të qara, duke i përmendur kryeministrit faktin se ëndrra e saj për të vazhduar mjekësinë nuk u realizua për shkak të një gabimi edhe pse sot ajo mori medaljen e artë.

“Nuk e mendoja ndonjëherë se do të kisha shansin të ndaja me ju një peng timin. Unë studio për biologji, ju folët për ëndrra….në vitin e tretë të gjimnazit, ëndrra ime ishte që të vazhdoja mjekësinë e përgjithshme, por për shkak të një gabimi, që nuk ishte përgjegjësi e imja, siç e shikoni, unë jam këtu me medalje të artë, nuk arrita të realizoja ëndrrën time. Uroj që të mos i ndodhë kjo gjë askujt” – u shpreh studentja.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shfajësua duke thënë se ky rast mund të ketë lidhje me vitin kur u realizua edhe platforma e re e universitetit dhe shumë nxënës nuk arritën të ndiqnin ëndërrat e tyre.

“Mbase i përket vitit para se të futej platforma e hyrjes për universitetin, nuk e di, nuk e kam të qartë se çfarë ka ndodhur, ç’ka ndodhur konkretisht? Realisht u çudita sepse faktikisht që kur është futur ky sistem nuk ka asnjë ankesë, zero, është tërësisht objektiv, nuk ndërhyhet nga jashtë. Siç edhe ndodhte më herët, dikush spostohej për hir të djalit të filanit. Rëndësi ka që u sqaruam që nuk ka lidhje me systemin. Pastaj koefiçentët e lëndëve me zgjidhje…ndoshta do thuash një ditë ‘sa mirë që më ndodhi kjo gjë’. Nuk e harroj një fjalim të Steve Jobs që u tregonte studentëve se nëse nuk do t’i kishte ndodhur një sukses apo një tjetër. Kështu që mbetet për tu parë se çfarë përgjigjeje do të të japë jeta”– u shpreh Edi Rama.

Në ceremoninë e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, ishte i pranishëm edhe Kryeministri

Etiketa: Edi Ramamedalja e artestudentja

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Përmirësohet situata e COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë

Përmirësohet situata e COVID-19 në Kosovë, vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij,...

Lexo më shumë
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com