GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Studimi: Ajri i oqeaneve të shton jetëgjatësinë

09:25 - 30/08/25
në Kuriozitete, Lifestyle, Shkencë
Kohë leximi: 1 min
A A
Studimi: Ajri i oqeaneve të shton jetëgjatësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim i fundit i zhvilluar nga Ohio State University sugjeron se jetesa pranë oqeanit mund të lidhet me jetëgjatësi më të madhe, sipas Reuters.

Studimi përfshiu të dhëna nga më shumë se 6 000 zona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krahasuar jetëgjatësinë sipas afërsisë me trupat e ujit.

Rezultatet treguan se banorët që jetojnë brenda rreth 30 kilemetrash nga oqeani ose gjiri jetojnë mesatarisht një apo dy vite më gjatë se mesatarja kombëtare prej 79 vjetësh.

Në të njëjtën kohë, ata që jetojnë pranë lumenjve dhe liqeneve të brendshme në zonat urbane mund të kenë jetëgjatësi më të shkurtër, rreth 78 vjet.

Edhe banorët ruralë pranë ujërave mund të përfitojnë disa avantazhe, por jo aq të dukshme sa ata pranë bregdetit.

Shkencëtarët shpjegojnë këtë diferencë me faktorë të ndryshëm mjedisorë dhe socialë; ajër më i pastër, temperatura më të ulëta gjatë verës, më shumë mundësi për aktivitet fizik dhe rekreacion, transport më i mirë dhe të ardhura më të larta pranë bregdetit.

Ndërkohë, ndotja, varfëria, mungesa e mundësive të sigurta për aktivitet fizik dhe rreziku i përmbytjeve janë faktorë që mund të ndikojnë negativisht në jetëgjatësi në zonat e brendshme.

Studimi sfidon idenë se çdo hapësirë blu, qoftë liqene apo lumenj, sjell të njëjtat përfitime shëndetësore, duke treguar se uji bregdetar ka avantazhe të veçanta për jetëgjatësinë.

Etiketa: ajrioqeane

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
Shkencëtarët zbulojnë një strukturë të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarët zbulojnë një strukturë të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com