GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Studimi e konfirmon/ Ja pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë

16:48 - 07/07/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi e konfirmon/ Ja pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studimi i Kombeve të Bashkuara mbi Lumturinë Botërore, u kërkon qytetarëve të vlerësojnë nivelin e tyre të lumturisë, dhe i rendit vendet bazuar në përgjigjet e tyre. Ajo ngre pyetjen: Cilat janë karakteristikat e një vendi të lumtur?

E kush më mirë mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje sesa një filozof dhe studiues i psikologjisë nga një vend, qytetarët e të cilit, pavarësisht ditëve të gjata të të ftohtit dhe errësirës së dimrit, regjistrojnë vazhdimisht disa nga nivelet më të larta të lumturisë në botë?

Profesor Frenk Martela studion bazat e lumturisë dhe jep leksione në Universitetin Alto në Finlandë. Martela dhe kolegët përshkruajnë faktorët që ka të ngjarë të nxisin ndjenjën finlandeze të mirëqenies. Më të bien dakord edhe studimet e fundit. Lumturia e tyre mund të jetë për shkak të gjërave që nuk bëjnë:

 

  1. Nuk shqetësohen ta krahasojnë veten apo të kenë gjithçka që kanë të tjerët

Finlandezët nuk janë të dhënë pas shfaqjeve të hapura të pasurisë së tyre materiale. Madje edhe njerëzit më të suksesshëm në Finlandë duken si gjithë të tjerët. Finlandezët duket se e kanë kuptuar atë që tregojnë shumë studime psikologjike tani është e pashëndetshme mania për t’u krahasuar me të tjerët.

 

  1. Nuk e neglizhojnë rëndësinë e të shëtiturit rregullisht në natyrë

Edhe akti i thjeshtë i daljes nga ambientet e mbyllura e rrit cilësinë e jetës së tyre. Një studim i publikuar më 5 gusht 2022 në revistën “Science Advances”, konfirmon se ka edhe më shumë përfitime të kalimit të kohës në natyrë sesa mendohej më parë.

Aleksandros Gasparatos, profesori i asociuar i shkencës së qëndrueshmërisë në Universitetin e Tokios, dhe bashkë–autor i studimit, shpjegon se humori, qëndrimi, sjelljet dhe vlerat mund të ndryshojnë menjëherë ose për një kohë të shkurtër pas ndërveprimit me natyrën. Po ashtu një studim në Tokio, zbuloi se ndërveprimet me natyrën e çojnë më tej zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore kuptimplota.

 

  1. Nuk e thyejnë rrethin e besimit të komunitetit

Finlandezët priren që t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë ndershmërinë. Një eksperiment i “portofolit të humbur” në vitin 2022, testoi ndershmërinë e qytetarëve duke hedhur 192 kuleta në 16 qytete në mbarë botën. Në Helsinki, 11 nga 12 kuletat iu kthyen pronarit.

Njerëzit mund të rrisin besimin e komunitetit duke pyetur veten: “Si mund të sillem që komuniteti im të krijojë më shumë besim tek unë? Si mund të mbështes politikat që ndërtohen mbi këtë besim?”. Besim krijojnë edhe akte mirësjellje shumë të thjeshta, siç është hapja e dyerve për të huajt apo lirimi i vendit në tren për dikë që është më i moshuar apo që ka fëmijë. /“Psychology Today”

Etiketa: finlandezëtlumturia e njerezve

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Ramës nuk i del inati me Albinin edhe në Podgoricë: Nuk shkova të martohem me Kurtin…

Ramës nuk i del inati me Albinin edhe në Podgoricë: Nuk shkova të martohem me Kurtin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com