GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Studimi: Pas njerëzve, edhe kafshët rrezikohen nga Covid-19

12:58 - 26/01/22
në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi: Pas njerëzve, edhe kafshët rrezikohen nga Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas lajmit se një punonjës në një dyqan kafshësh në Hong Kong kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, qeveria mori vendimin që të vrasë me mijëra brejtës në vend. Fillimisht u duk si një shaka  por fatkeqësisht situata në Hong Kong është serioze. Mijëra pronarë zemërthyer kanë refuzuar të dorëzojnë kafshët e tyre shtëpiake dhe kanë bashkëpunuar me simpatizantët për të krijuar një rrjet nëntokësor ku hamsterët e tyre mund të fshihen nga zyrtarët. Është një situatë e mjerueshme dhe lind pyetja: a ka gjasa që edhe kafshët e tjera shtëpiake të  transmetojnë virusin?

SARS-CoV-2 ka gjetur rrugën e tij për të infektuar speciet e tjera,  në të njëjtën mënyrë që infektoi njerëzit. Virusi prek sistemin e sipërm të frymëmarrjes së kafshëve, për shkak të disa qelizave që kanë proteina të veçanta në sipërfaqet e tyre me të cilat mund të lidhet.

Në këtë mënyrë, virusi detyron qelizat të prodhojnë kopje të tyre. Por pika kritike është nëse qelizat e specieve në fjalë kanë proteina receptore me të cilat SARS-CoV-2 mund të lidhet. Receptori në fjalë njihet si enzima konvertuese e angiotenzinës 2, ose ACE2. Përdoret nga trupi për të rregulluar presionin e gjakut. Megjithatë, jo të gjithë receptorët ACE2 të specieve janë të njëjtë.

Nëse receptorit i mungojnë komponentët që virusit i duhen për të krijuar një lidhje të fortë, ai lufton për të krijuar atë lidhje. Ky është rasti për miun e shtëpisë, të cilin SARS-CoV-2 e ka të vështirë ta infektojë. Në të kundërt, hamsterët e artë që zakonisht mbahen si kafshë shtëpiake kanë receptorë ACE2, duke i bërë të prekshëm ndaj Covid.

Një sërë studimesh kanë treguar se këta brejtës janë më të rrezikuar ndaj virusit dhe ekspertët e sëmundjeve zoonotike besojnë se ata gjithashtu kanë gjasa të  jenë shumë infektive.Hamsterët e artë nuk janë kafshët e vetme që mund të infektohen lehtësisht nga virusi. Më shumë se 540 specie ka të ngjarë të kenë receptorë, që i bëjnë më të ndjeshëm ndaj infeksionit,  sipas hulumtimit nga Institutit Cary rreth ekosistemit, Nju Jork.

Gorillat, majmunët, marmosetët, dhe makakët, duke qenë të lidhur ngushtë me njerëzit, kanë receptorë të cenueshëm. Po kështu tigrat, luanët, pumat, macet e shtëpisë, qentë, lopët, dhe dreri gjithashtu mund të  infektohen me virus. Në fakt, virusi tashmë po qarkullon gjerësisht midis drerëve me bisht të bardhë në Amerikën e Veriut.

Por më shqetësuese sesa shëndeti i kafshëve është mënyra në të cilën virusi mund të evoluojë nëse fillon të qarkullojë në popullata të tjera. Ashtu si SARS-CoV-2 ka evoluar pasi është përballur me sfidat e imponuara nga maskat, distancimi social dhe vaksinat, po ashtu do të evoluonte në mënyra të paparashikueshme nëse do të qarkullonte në specie të tjera, duke ndikuar kështu në sistemin imunitar.

Është e paqartë nëse një evolucion i tillë  do të “prodhonte” një virus që, nëse do të rikthehej te njerëzit, do të ishte më i rrezikshëm. Kjo është diçka e tmerrshme me të cilin po përballet populli i Hong Kongut, por qeveria mendon se gjëja e dukur është të zhduken hamsterët. Dashamirët e kafshëve shtëpiake në të gjithë globin duhet të shpresojnë që virusi të mos fillojë të qarkullojë gjerësisht  te qentë dhe te macet./ The Economist/

Etiketa: COVIDinfektimkafsherrezikstudim

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Veliaj, kalorës i gënjeshtrave

Veliaj, kalorës i gënjeshtrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat
Sport

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat

21:53 - 14/02/26

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në or 16:30 në “Air Albania”, në derbin e tretë të këtij...

Lexo më shumë
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

19:24 - 14/02/26
Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

19:18 - 14/02/26
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

18:15 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com