GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Studimi: Pfizer më shumë efikasitet tek gratë shtatzëna

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi: Pfizer më shumë efikasitet tek gratë shtatzëna
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim izrealit i bërë së fundmi ka bërë me dije se vaksina Pfizer është shumë efektive për gratë shtatzëna, në krahasim me pjesën tjetër të popullatës së përgjithshme.

Profesori i Politikave Shëndetësore Elias Mosialos i Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE), ka qenë ai që e ka publikuar rezultatin duke theksuar se janë në pritje të të dhënave të tjera.

“Ne do të presim për studimet e ardhshme për të mësuar mbi dinamikën e efektivitetit të vaksinës gjatë gjithë shtatzanisë, si dhe marrëdhënien midis kohës së vaksinimit dhe mbrojtjes së foshnjave,” tha ajo.

Mediat bëjnë me dije se studiuesi ndër të tjera ka theksuar se tashmë i dimë të gjithë rreziqet nga Covid dhe sesa të ndikuar janë të gjithë nga lajmet e rreme të përhapura.

“Por studimet shkencore tregojnë vetëm një gjë: që gratë shtatzëna që ushqejnë me gji dhe çiftet që planifikojnë të krijojnë një familje mund të vaksinohen pa frikë”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera ai analizon se botimi i fundit nga Izraeli, i botuar në revistën mjekësore “Nature Medicine”, jep të dhëna të reja mbi efektivitetin e vaksinës në kushte reale gjatë shtatzënisë dhe u zhvillua midis 20 dhjetorit 2020 dhe 3 qershor 2021.

Qëllimi i studimit vëzhgues ishte vlerësimi i efikasitetit të vaksinës në një grup të madh të grave shtatzëna, të moshës 16 vjeç e lart, të cilat nuk kishin asnjë infeksion të mëparshëm të koronavirusit SARS-CoV-2. Gratë shtatzëna të vaksinuara u krahasuan me gratë shtatzëna të pavaksinuara, të cilat kishin saktësisht të njëjtat karakteristika demografike dhe klinike.

Në studim ishin pjesë 10,861 gra shtatzëna të vaksinuara u përputhën me 10,861 gra shtatzëna të pavaksinuara dhe u hetua nëse infeksioni koronavirus shkaktoi sëmundje simptomatike Covid-19, shtrim në spital dhe sëmundje serioze.

Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 77 ditësh, u vlerësua se efektiviteti i vaksinës nga shtatë në 56 ditë pas dozës së dytë ishte: 96% kundër infeksionit të dokumentuar, 97% kundër infeksionit me simptoma të dokumentuara dhe 89% kundër shtrimit në spital të lidhur me Covid-19.

Ndërkohë vetëm një rast i sëmundjes së rëndë u vu re në grupin e pavaksinuar dhe asnjë vdekje nuk u vërejt në asnjë grup.

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
EMRAT, Operacioni “Kryezi” në Tiranë, ja kush është biznesmeni që drejtonte grupin e trafikantëve

EMRAT, Operacioni "Kryezi" në Tiranë, ja kush është biznesmeni që drejtonte grupin e trafikantëve

TË FUNDIT

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi
Sport

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26

Albert Karriqi, profesor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit dhe atlet kampion i klubit Tirana, ka ndërruar jetë ditën...

Lexo më shumë
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26
Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

17:19 - 11/09/26
Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

17:15 - 11/09/26
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com