GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet

10:56 - 10/02/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmetet në Santorini/ Radhë kilometrike makinash, arratisje në panik nga ishulli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tërmeti më i fundit i fuqishëm që shkundi Santorinin u regjistrua mbrëmjen e djeshme (9 Shkurt), me një forcë prej 5 ballësh, i cili u ndje deri në Athinë. Frika se situata sizmike do përkeqësohet është rikthyer dhe tani po përgatiten për më të keqen.

Ekspertët thonë se zona aktualisht ndodhet në gjendjen e saj gjeofizike ku lëkundjet e tjera që do pasojnë me forcën 5-6 ballë do të shkaktonin rrëshqitje dhe çarje masive dhe deri pse jo një tsunam të vogël në zonë.T
Madje pasojat mund të jenë si ato të vitit 1956. Qeveria është përgatitur për skenarin më të keq, raporton media greke.

Shkencëtarët rekomandojnë durim për të paktën dy javë të tjera, në mënyrë që ata të mund të parashikojnë më me siguri evolucionin e fenomenit në Santorini dhe Amorgos.

Që në momentin e parë të aktivitetit sizmik u formuan tre skenarë për atë që mund të ndodhte, me më të pafavorshmin, që do të ndodhte një tërmet me magnitudë 6 ballë dhe lëkundjet e regjistruara do të ishin sekuenca parasizmike, tani duke u dobësuar dhe duke përqendruar probabilitetet më të vogla.

Më e keqja sipas tyre do të ishte nëse tërmeti e kalon forcën 6 ballë, pasi do të konsiderohej një kataklizëm për këtë zonë dhe më gjerë. Dhe më keq akoma, nëse këto lëkundje parasizmike lidhen me një aktivitet vullkanik, pra riaktivizimi i vatrës së vjetër vullkanike, që për herë të fundit ka shpërthyer në lashtësi, duke krijuar kreolë ishujsh gati vullkanikë.

Dhe nëse ky vullkan shpërthen, atëherë asgjë nuk mund të parashikohet më në shkallë dëmi dhe pasojash.

Shkencëtari Athanasios Gana, drejtor i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Athinës, vlerësoi se versioni më i mundshëm është se ky ishte një seri tërmetesh. Aktiviteti sizmik tashmë është zhvendosur në Anhidra dhe nuk duket se do të vazhdojë më. Siç thekson ai, energjia sizmike e lëshuar deri të premten nga tërmetet (1291 në këtë zonë) në grupimin e Santorinit, është e barabartë me një tërmet me magnitudë 6 ballë! Deri tani numërohen mbi 11 mijë lëkundje sizmike, të forcës nga 1-5 ballë.

Presidenti i OASP-së dhe profesori i Gjeologjisë Efthimios Lekkas, duke përshkruar tre skenarët se çfarë mund të ndodhë, vuri në dukje se në të parën fenomeni do të vazhdojë deri në përfundimin e ciklit të tij, me aktivitet sizmik të së njëjtës magnitudë, me dridhje mesatare. E dyta është lehtësimi i presionit “me një tërmet 5,5-5,7 ballë, që nuk do të shkaktojë dëme”, informon media.

Dhe e treta, së cilës ai i jep probabilitetin më të vogël, “që do të kemi një tërmet maksimal 6 të shkallës Rihter”, ndërsa në mbledhjen e parë të Komitetit të Rrezikut Sizmik dhe Vullkanik) flitej për një tërmet maksimal 6,2 të shkallës Rihter.

Cili është skenari më i keq?
Megjithatë, skenari i keq që kërkon një lëkundje të fortë ose, më saktë, më të fortë se ato që janë regjistruar deri më tani dhe që nuk i kalojnë 5 të shkallës Rihter. Rrafshimi i banesave në Santorini do ishte më e pakta, pa përjashtuar edhe viktimat nëse forca kalon mbi 5,7 ballë. Pra rrezikohen edhe jetë nëse ky skenar realizohet.

Skenari më i keq është ai që të gjithë shmangin. Megjithëse shumica dërrmuese e shkencëtarëve pajtohen se ky skenar është gjithnjë e më i largët, “asgjë nuk mund të përjashtojë natyrën dhe surprizat” është karakteristike.

Etiketa: cunamfrikeGreqirrezikSantorinitermetevullkan

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Video – Aksioni i IKMT në Shkodër, Policia dhe forcat e FNSH-së dhunojnë mediat

Video - Aksioni i IKMT në Shkodër, Policia dhe forcat e FNSH-së dhunojnë mediat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Lexo më shumë
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com