GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Stuhitë e mëdha shkaktojnë viktima dhe dëme në Ballkan

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Stuhitë e mëdha shkaktojnë viktima dhe dëme në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stuhitë dhe reshjet e dendura që goditën pjesë të Greqisë, Turqisë dhe Bullgarisë shkaktuan 11 viktima të mërkurën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdonin kërkimet.

Përmbytjet në një kamp pushimi në Turqinë veriperëndimore, pranë kufirit me Bullgarinë vranë të paktën katër persona dhe prishën shtëpitë. Ekipet e emergjencave vazhdonin kërkimet për personat e zhdukur.

Dy persona të tjerë vdiqën në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë, ku furtunat e së martës dëmtuan qindra shtëpi dhe qendra pune në disa lagje.

Ndër viktimat ishte një shtetas 32 vjeçar nga Guinea që ishte bllokuar në apartamentin e tij në katin nëntokë të një godine banimi në lagjen e varfër Kucukcekmece, njoftoi kanali turk HaberTurk. Viktima tjetër ishte një grua 57-vjeçare që u rrëmbye nga ujërat në një lagje tjetër, njoftoi agjencia e lajmeve DHA.

Përmbytjet dëmtuan 1750 shtëpi dhe biznese në qytet, njoftoi zyra e guvernatorit të Stambollit. Një rrugë e tërë me dyqane në lagjen Ikitelli u dëmtua, ndërsa makinat e zhvendosura nga parkimet dhe balta shkatërruan mallrat në dyqanet e mobiljeve. Përmbytjet përfshinë një zonë të madhe parkimi të kamionëve në rrethinat e qytetit, ku njerëzit u ngjitën në tarracat e godinave për të shpëtuar.

Në Greqi, reshjet rekord shkaktuan të paktën dy viktima në qytetin Volos dhe tre persona të tjerë u deklaruan të zhdukur. Departamenti i zjarrfikësve njoftoi se një person u vra të martën kur një mur u shemb mbi të, dhe të mërkurën u gjend edhe trupi i një gruaje.

Autoritetet ndaluan qarkullimin e mjeteve në Volos, në rajonin malor Pilion dhe ishullin Skiathos, ku banesa të shumta vazhdonin të mërkurën të ishin pa rrymë elektrike. Furtunat pritej të vazhdonin edhe gjatë ditës së enjte.

Në Bullgari, furtunat shkaktuan përmbytje në bregdetin e Detit të Zi. Trupi i një turisti u gjend të mërkurën në det, duke e rritur kështu numrin e viktimave në tre. Mjetet detare të policisë dhe dronët vazhdonin kërkimet për dy persona të zhdukur.

Pamjet televizive tregonin automjetet të rrëmbyera nga ujërat drejt detit në qytetin turistik Tsarevo, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Shumica e lumenjve në zonë dolën nga shtrati dhe disa ura u shkatërruan, duke krijuar probleme serioze për qarkullimin.

Ministrja e Turizmit, Zaritsa Dinkova, tha se rreth 4 mijë persona ishin dëmtuar nga katastrofa natyrore përgjatë bregut të Detit të Zi. “Është problem transporti i turistëve, pasi është e rrezikshme lëvizja e mjeteve përgjatë rrugëve të prekura nga përmbytjet”, tha ajo. /Voa/

Etiketa: stuhia

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
Salianji ngre shqetësimin: Mos na arratiset edhe Rama

Tryeza e deputetëve, Salianji: Lëvizje e domosdoshme për opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com