GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Subashi, pazare nafte me Renato Salin/ I akuzuari për krime merr pa garë tenderin 900 mln lekë

14:23 - 03/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, vazhdon pazaret me persona të botës së krimit.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, vazhdon pazaret me persona të botës së krimit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, vazhdon pazaret me persona të botës së krimit. 900 milionë lekë  nga fondet e bashkisë, do shkojnë në duart e biznesmenit të njohur Renato Sali. Bëhet fjalë për dy tenderë, të dy të mbyllur me datë  1 shkurt. Njëri nga prokurimet ka si objekt “Blerje gazoil deri në 10 ppm” dhe vlera e fondit limit është 870 milionë lekë.

Ky tender i është falur firmës A G A -1 SHPK, me pronar Artan Jaupaj dhe Renato Sali. Në dokumente tregojnë se tenderi ka qenë i hartuar posaçërisht për këtë firmë. Pasi ajo ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë dhe në mungesë të konkurrencës Subashi e ka shpallur fituese. Për më tepër shohim se vlera e ofertës është e njëjtë me fondin limit, 870 milionë lekë. Çka shton e më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Kështu tenderi ka marrë flamurin e kuq nga Open Data Albania dhe klasifikohet te projektet abuzive dhe me rrezik për fondet publike.

Tenderi për benzinë

Për të vërtetuar dyshimet për aferat pozitive Gijotina.com ka zbuluar dhe një tjetër tender mes Subashit dhe Salit. I cili është firmosur po në të njëtin ditë me prokurimin e parë. Por, herë Subashi do të shpenzojë 32 milionë lekë për blerje benzine. Ndërkaq edhe ky tender ka qenë i paracaktuar për t’iu dhënë  Renato Salit. Sepse firma “A G A -1 SHPK” ka qenë sërish e vetmja ofertuese dhe ka marrë kontratën pa garë fare. Brenda një ditë ngrihet për herë të dytë flamuri i kuq për Armando Subashin dhe Renato Salin.

Kështu, Sali futi në xhep 900 milionë lekë nga fondet e qytetarëve për të furnizuar me naftë makinën e Subashit dhe të vartësve të tij. Ndërsa vlen të përmendet që këtë kontratë të parregullt, Sali do ta shfrytëzojë deri në fund të këtij viti. Habitemi pastaj se ku shkojnë fondet e bashkive.

 

Kush është Renato Sali

Sikur përmendëm më parë Renato Salu është pronari i firmës A G A -1 SHPK, sëbashku me Artan Jaupajn. Kompania AGA-1 është themeluar në vitin 2005 nga Artan Jaupaj. 9 vite më vonë, në 15 maj të vitit 2014, shfaqet Renato Sali, i cili i blen gjysmën e kompanisë Jaupajt për 26 milionë lekë të vjetra. Që nga ai vit firma në fjalë  filloi të bëhej pjesë e aferave me bashkitë, por më së shumti në bashkinë Fier. 

Renato Sali, i njohur edhe si Renato Çami apo Renato Saliu, është një person që akuzohet për disa vepra kriminale. Konkretisht ai është akuzuar dhe denoncuar nga kreu i PD,  Sali Berisha dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha si nyja e krimit në Fier. Renato Sali është akuzuar se së bashku me Gramoz Yzeirin, në vitin 1998, kanë vrarë shtetasin Xheladin Qelia. Për këtë ngjarje është dënuar Gramoz Yzeiri, i cili është ekstraduar nga SHBA në vitin 2009, ndërsa Sali nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë. Më vonë, në vitin 2-17 Sali, u akuzua nga Berisha dhe Basha se kishte marrë peng një 19-vjeçar, ngjarje e cila u fsheh nga policia.

Po në atë vit, por disa muaj më vonë policia doli me një deklaratë. Duke konfirmuar pengmarrjen dhe deklaruar referimin e çështjes në prokurori. Çështja u mbyll më pas nga prokuroria në Fier, pas u dhënë asnjë detaj më shumë.

Lexo:Subashi luan me 170 mln lekë, rihap tenderin e anuluar 2 herë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimakuzaArmando SubashiarrestBashia Fierblerje benzineblerje naftepengmarrjeRenato CamiRenato SaliRenato Saliutender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Trajneri i Sassuolos elozhe për Bajramin: Është i duhuri

Trajneri i Sassuolos elozhe për Bajramin: Është i duhuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com