GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Armando Subashi pazare për klorin e rrezikshëm/ KPP i rrëzon tenderin 103 mln lekë

15:46 - 21/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Armando Subashi pazare për klorin e rrezikshëm/ KPP i rrëzon tenderin 103 mln lekë

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi,  po vë në rrezik jetën e qytetarëve të Fierit dhe jo vetëm. Ai kishte planifikuar blerjen e 3 ton Hipoklorit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi,  po vë në rrezik jetën e qytetarëve të Fierit dhe jo vetëm. Ai kishte planifikuar blerjen e 3 ton Hipoklorit Natriumi dhe Kalciumi për ujësjellësin. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 103 milion lekë dhe objekt ““Blerje Hipoklorit Natriumi dhe Kalciumi”. Gara është hapur në shkurt të këtij viti, por fal një denoncimi për rrezikun që ka transporti i këtij kimikate, tenderi është pezulluar.

Së pari Gijotina.com ka pyetur një fizikant mjekësor për më shumë informacion rreth kësaj lëndë. Ai tha se “Hipoklorit Natriumi dhe Kalciumi përdoret shpesh nga ujësjellësit për të pastruar ujin, por nëse përdoret në sasi të tepruar dhe në kohë të shpesh ai përbën rrezik. Gjithashtu, ky lloj kimikate dueht të transportohet në kushte të sigurta dhe të mirë izoluara, pasi  ndot mjedisin, dhe mund të jetë pasoja tek qytetarët më pas”.

Denoncimi

Pikërisht ky fakt i rëndësishëm duket se nuk është marrë parasysh nga Subashi dhe për këtë arsye “Albania Distribution Chemicals” SHPK e ka denoncuar tenderin në KPP.

Konkretisht, ankimuesi ka ngritur kritika për kriterin numër  2.3.7 ku thuhet se  “Operatori Ekonomik duhet të ketë në pronësi apo të marrë me qira, një autobot me kapacitet mbajtës mbi 3 ton për transportin e lëndëve kimike me rrezikshmëri të lartë, drejt vendeve të përcaktuara nga “Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Fier” Sh.a, për të gjithë kohën e ekzekutimit të kontratës”.

Sipas ankimuesi, së pari është e rrezikshme të transportosh 3 ton të këtij lloj kimikate me një autobot, që mund të mos jetë i mirë izoluar për kimikate të rrezikshme. Pasi për të tilla raste përdoren automjete më të sigurtë.

Për këtë ankimuesi shprehet se përmes këtij kriteri Bashkia paralizon ato firma që mund të disponojnë automjet më të sigurtë për lëndët e rrezikshme.

Gjithashtu shpreh shqetësimin se kjo lëndë po përdoret në sasi të larta nga Ujësjellësi në Fier.

Pas shqyrtimit të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik vlerëson se pretendimet e ngritura nga “Albania Distribution Chemicals” SHPK. Pasi me këtë tender Subashi po shkakton rrezik të lartë tek qytetarët dhe në të njëjtën kohë po zhvillon një kontratë në shkelje të  ligjit.

“Në këtë kuadër KPP gjykon se autoriteti kontraktor duhet ta modifikojë kriterin e mësipërm në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për menaxhimin e kimikateve si dhe me kërkesat e legjislacionit specifik për transportin e mallrave të rrezikshme në rrugë ajrore, detare, rrugore, hekurudhore ose rrugët ujore të brendshme të lundrueshme, me qëllim eliminimin e pengesave të pajustifikuara për hapjen e prokurimit publik ndaj konkurrencës si dhe për stimulimin e biznesit të vogël”, shprehet KPP. Ndërsa ka vendosur të anulojë tenderin e Subashit dhe  kërkon rishikimin e kritereve.

Lexo edhe: Ushqimi i çerdheve/ Myzyri, ushtari i Veliajt në KPP lejon abuzimin me 748 milionë lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: ankeseDenoncimkalazimeklorKPPujesjelles

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
“Djaloshi” miliarder 92-vjeçar do martohet për herë të pestë

“Djaloshi” miliarder 92-vjeçar do martohet për herë të pestë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com