GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ushqimi i çerdheve/ Myzyri, ushtari i Veliajt në KPP lejon abuzimin me 748 milionë lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ushqimi i çerdheve/Myzyri, ushtari i Veliajt në KPP lejon abuzimin

Ushqimi i çerdheve/Myzyri, ushtari i Veliajt në KPP lejon abuzimin

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimet e fundit të marra nga Komisioni i Prokurim Publik janë vendime të ndikuara nga fushata zgjedhore dhe nga urdhrat politikë. KPP është duke anashkaluar denoncimet dhe problematikat reale që kanë evidentuar firmat, duke i rrëzuar me me argumente qesharake.

I tillë është edhe vendimi i marrë në lidhje me një denoncim që është bërë për tenderin me objekt: Loti V “Blerje fruta dhe zarzavate”  dhe me fond limit 748 milionë lekë. Prokurimi është hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë që është në varësi të Bashkisë Tiranë.

Nga ky denoncim do të shohim që vartësit e kryebashkiakut Veliaj, përveç se shpenzojnë kaq shumë para për ushqime që nuk mbërrijnë tek fëmijët, i përvetësojnë fondet qysh në organizimin e tenderit. Për të sqaruar shkeljet do të tregojmë më poshtë me detajet pikat e denoncuara nga firma “Agro – Koni” SHPK.

Denoncimi

Firma “Agro – Koni” SHPK shprehet se Autoriteti Kontraktor ( komisioni i varur nga Erion Veliaj) e ka skualifikuar nga gara. Për mangësi të disa dokumenteve. Të cilat nuk u ngarkuan për shkak se nuk funksiononte sistemi i prokurimeve elektronike. Kur në fakt problemet e këtij sistemi nuk janë fare përgjegjësi i operatorëve konkurruese.

“Nga ana jonë është tentuar që në ditën e hapjes së ofertave të ngarkoheshin në SPE. Edhe të gjitha faturat tatimore në përputhje me inventarin e faturave tatimore të shkarkuar nga sistemi elektronik i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Por për arsye teknike dhe jo devijuese, nuk është bërë i mundur ngarkimi i të gjitha faturave tatimore në SPE”, shprehet denoncuesi

Kompania njofton se po ngarkonte në sistem të gjitha dokumentet që kërkonte autoriteti kontraktor si vërtetim për eksperienca të mëparshme me rezultate të mira. Vërtetim që ka kryer shërbime të tilla në sektorin publik dhe privat. Në një vlerë jo me te vogël se 40% e vlerës së përllogaritur te kontratës. Po ashtu, edhe vërtetim që duhej të merrnin nga një institucion publik për rezultatet e punës, nuk ka arritur të ngarkohet në sistem.

Edhe pse këto janë kritere shtesë dhe burokratike, firma “Agro – Koni” shprehet se po i ngarkonte në SPE, por për probleme teknike nuk kaluan të gjitha. Gjithsesi thekson se faturat e publikuara dhe disa nga dokumentet e kaluara vërtetojnë fare mirë punën e mëparshme. Gjithashtu, Kompani shprehet se këto mund të shkarkohen nga faqja e Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve nga vetë Autoriteti Kontraktor, nëse ka dyshime.

Justifikimet e KPP

Por, KPP as nuk i ka marrë parasysh këto argumente. KPP, duke mbajtur haptazi anën e Erion Veliajt, ka arsyetuar se, së pari firma në fjalë në eksperiencat e mëparshme në këtë shërbim nuk arrin vlerën e përcaktuar nga Autoriteti Kontraktor, por ka kryer shërbime në një vlerë më të ulët. Edhe pse “Agro – Koni” ka shpjeguar se sistemi ngeci dhe nuk kaluan të gjitha faturat. Pra, komisionerët e KPP përgjigjen si “Ushtari i mirë Zhvejk” me frazën “Ç’më duhet mua se ç’bëj unë…”.

“Agro Koni ShPK ka furnizuar subjektin Zico sha sipas marrëveshjes së bashkëpunimit datë 01.05.2021. e ngarkuar në SPE rezulton qartë se ne si OE kemi realizuar punë të ngjashme . Vlera e furnizimeve të ngjashme të deklaruara nga Agro Koni shpk është 266.173.507,62 lekë”, shprehet KPP.

Por, edhe për këtë pjesë Komisioni  i Prokurimeve Publike fajëson firmën. KPP deklaron e nuk e vërteton dot që në ato momente sistemi i SPE ka pasur probleme. Në fakt vetë KPP mund ta vërtetojë me një kontroll të shpejtë në këtë sistem se çfarë nuk ka funksionuar. Është Komisioni dhe agjencia e prokurimeve që përgjigjet për sistemin, jo kompanitë private!

Fitoi oferta më e shtrenjtë  

Nga korrupsioni me brirë me procesin e prokurimit dëmtohet direkt buxheti i Bashkisë Tiranë. Kështu, në datën 13 janar 2023, autoriteti kontraktor (komisioni i Veliajt) ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet. Të cilët kanë paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH).  Njëra nga kompanitë “Dogel” SHPK është pa ofertë ekonomike. Duke lënë të dyshohet se ajo u paraqit në garë fiktivisht, që tenderi të mos zhvillohej me një kompani të vetme. Kompania ankuese “Agro-Koni” SHPK ` e cila është skualifikuar paraqiti ofertën 65.258.442 lekë. Ndërkohë kompania fituese “Erdis” SHPK ka ofruar të furnizojë zarzavatet me 65.749.160 lekë. Pra, fituesi kishte ofertën më të shtrenjtë, rreth 6 milionë lekë më tepër se kompania e skualifikuar.

Në këtë mënyrë, Jonaid Myzyri kryetari i KPP i shërben Erion Veliajt duke luajtur rolin e Zhvejkut. Por njëkohësisht duke u bërë pjesë e korrupsionit me paratë e ushqimit të fëmijëve!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: DenoncimJonaid MyzyrajKPPtenderveliajm ushqime

Lajme të lidhura

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion
Breaking Views

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!
Breaking Views

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit
Breaking Views

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

20:25 - 11/05/26
Para
Ekzekutimi i 2 shqiptarëve në Shkup, MPB: Gjetëm një Audi

Ekzekutimi i 2 shqiptarëve në Shkup, MPB: Gjetëm një Audi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh
Breaking Views

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

23:29 - 14/05/26

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina" i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Lexo më shumë
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26
Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

21:02 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com