GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca për naftë

13:34 - 22/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto burokraci mund të lënë shumë fermerë jashtë përfitimit.

Këto burokraci mund të lënë shumë fermerë jashtë përfitimit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, i jep oligarkut të naftës Shefqet Kastrati fondet për fermerët. Me datë 20 mars 2023 është hapur thirrja e dytë për fermerët që duan të përfitojnë subvencionim të naftës që përdorin për punët e tyre.

Procesi ngeci qysh në start

Në fakt ky proces nuk ka ecur si duhet, sepse në ditët e para sistemi në Korçë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe Berat nuk ka funksionuar. Kështu fermerët nuk mundën të aplikonin në ato ditë. Ata kanë treguar se askush në zyrat e Drejtorisë Bujqësore nuk iu jep shpjegim. Ndërsa online në e-Albania nuk e bënin dot aplikimin, pasi në fshatrat e tyre nuk ka akses në internet, ose ata nuk dinë të përdorin aplikacionin.

“Di unë ca bëjnë këta brenda, njëherë thonë s’ka internet, njëherë nuk ka sistem. Shikojeni vet kallaballëk. Ne bëjmë bereqaves për aq. Duhet të kishte pika më të afërta, mos të lodheshin njerëzit deri këtu, të bllokohen këtu. Ne online nuk e bëjmë dot nuk kemi internet në fshat, plus nuk e marrim vesh si funksionon”, u shprehën fermerët ditën e djeshme për mediat.

Fier, 21 Mars, fermerët

Këto burokraci mund të lënë shumë fermerë jashtë përfitimit. Një arsye tjetër e ngecjes së procesit është me planet e Krifcës për të bashkëpunuar me oligarkun e naftës. Ministrja e Bujqësisë i është futur punës që të përfitojë nga ky projekt. Kështu, sipas dokumenteve, Krifca ka sutorizuar lëvrimin e parë për të blerë naftë për fermerët.

Kastrati fut dy kompani të vetat në tender

Tenderi është regjistruar me datë 20 mars 2023 në Agjencinë  e Prokurimeve Publike dhe ka në dispozicion vlerën prej 11 miliardë lekë. Një shumë e madhe parash, që do të dalë nga buxheti i sektorit të bujqësisë. Por, në venbd që të lehtësohet barra e fermerëve, Krifca e përdor fondin për propagandë dhe për pasurimin e oligarkut të naftës.

Këtë tender e ka fituar Shefqet Kastrati. Ajo që bie në sy është se Kastrati ka garuar si bashkim operatorësh me dy firmat e tij “KASTRATI” SHPK & J “KASTRATI GROUP” SH.A, pra të 11 miliardë lekë do të shkojnë në xhepin e tij. Pjesëmarrja e dy firmave të të njëtit pronar përdoret thjesht për të legjitimuar tenderin e paligjshëm të kryer me vetëm një pjesëmarrës “de facto”.

Pra, në të vërtet nuk ka pasur garë. Në dokumentin e publikuar thuhet se, nuk ka operatorë të skualifikuar.

Çka tregon se nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër përveç Kastratit. Oligarku e ka përfituar kontratën në mungesë të garës, duke u shkelur ligjin për prokurimet. Madje edhe oferta e tij është me vlerë 100% sa fondi limit. Ç’është kjo? Asnjë lek nuk i ul shtetit ky biznesmen, edhe pasi e merr tenderin pa garë?

Këto janë rregulla që nuk zbatohen në asnjë kontratë që fiton Kastrati. Ky ka krijuar monopol dhe, jo vetëm Autoriteti i konkurrencës nuk ndërhyn, por as SPAK nuk po e vë re se po vidhet hapur buxheti i shtetit. Kastrati përcakton vetë çmimet e projekteve, fondin limit dhe procedurën e prokurimit, ndërsa ministret tona dhe kryebashkiakët vetëm firmosin.

Kështu, 11 miliardë lekë të fermerëve do të xhirohen në arkën e Kastratit. Sa nafta do të shkojë nëpër ferma do ta shohim më vonë, sepse ende pa nisur, fermerët pengohen të aplikojnë.

Lexo edhe: Kastrati thithi Thesarin e Shtetit, kryeson listën e përfituesve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimaplikimeFERMERFrida Krifcaministia e bujqesienaftenbgewc sistemiShefqet Kastratisubvencioinetender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Eksperti: Nëse Alda Klosi flet për Ahmetajn do zbulojë skandale

Eksperti: Nëse Alda Klosi flet për Ahmetajn do zbulojë skandale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com